Kronike13 Mars 2023, 14:23

Zbardhet dinamika e atentatit në Tiranë, dy persona dolën nga makina dhe hapën zjarr ndaj lokalit; shpallet në kërkim Fatjon Murati

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhet dinamika e atentatit në Tiranë, dy persona dolën nga

Zbardhet dinamika e ngjarjes së rëndë dje në Tiranë, ku u vra një grua dhe u plagosën 5 të tjerë. Persona të paidentifikuar qëlluan me breshër plumbash ndaj një lokali dhe për pasojë u vra bankierja Mimoz Paja, ndërsa 5 të tjerë morën plumba në pjesë të ndryshme të trupit, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, autorët janë afruar me automjetin tip BMW, me targa të huaja në rrugën “Anastas Shundi”, kanë ndaluar makinën përbri lokalit të shtetasit Fatjon Murati  dhe dy nga autorët kanë zbritur nga makina duke hapur zjarr me breshëri në drejtim të lokalit. Pas kësaj autorët kanë hipur në automjet dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të spitalit ushtarak, kanë vazhduar në autostradën Tiranë - Durrës, kanë devijuar rrugën në mbikalimin e Vorës dhe kanë djegur automjetin në fshatin Likmetaj.

Strukturat e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe me mbështetjen e Departamentit të Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë duke analizuar informacionet për autorë të  dyshuar dhe për motivet e kësaj ngjarjeje”, njofton policia.

Po ashtu, efektivët nuk po gjejnë se ku ndodhet Fatjon Murataj. Ai ishte në “arrest shtëpie”, por gjatë kontrollit në banesë nuk është gjetur dhe është shpallur në kërkim.

Pronari i lokalit shtetasi F.M, është nën hetim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”,  parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal dhe po hetohej me masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”.  Më datë 07.03.2023, shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr. 3, në zbatim të procedurave standarde të punës, kanë kontrolluar dhe gjetur në banesë shtetasin F. M., ndërsa në kontrollin e datës 12.03.2023,  gjatë kontrollit ky shtetas nuk është gjetur në banesë dhe është shpallur në kërkim dhe punohet për gjetjen dhe arrestimin e tij”, njofton policia.

Në fund bëhet me dije se ofrohet shpërblim 20 mijë euro për këdo që ka të dhëna mbi autorët e sulmit.

murati don bosko vrasja