Kroos godet keq Ozilin: Fjalët e tij për Gjermaninë? Pa kuptim!

Mesut Ozil u largua nga kombëtarja e Gjermanisë duke akuzuar për racizëm tifozët dhe Federatën. Komentet nuk kanë munguar, ndërsa i fundit që ka folur kundër turko-gjermanit është mesfushori Toni Kroos. 



“Ozili është një lojtar që e ka merituar kombëtare, si lojtar, ai meritonte një largim më të mirë. Kam luajtur me Mesutin prej shumë vitesh dhe e di se është një djalë i mirë. Mënyra se si u largua nuk ishte e mirë.

“Një pjesë e deklaratës së tij është komplet pa sens. Mendoj se dhe ai vetë e di se nuk ekziston racizmi në ekipin kombëtar dhe Federatën Gjermane të Futbollit. Në Gjermani, ne jemi gjithmonë të hapur ndaj diversiteti dhe integrimit shoqëror. Ozili ishte një shembull i mirë për këtë, ashtu si shumë lojtarë të tjerë janë”, – u shpreh Kroos.