Kruja vijon të jetë vatër aktive e virusit.
Edhe në 24 orët e fundit, raportohen 3 raste të reja vetë në këtë qytet.
Kruja, është një ndër qytetet që ka ende të prekur aktivë.
Ende nuk është publikuar bilanci zyrtar i ditës së sotme, por me siguri do të jetë sërish shqetësues, nisur nga fakti se tashmë konsiderohej si fundi i pandemisë, pasi vendi thuajse është hapur plotësisht, ndaj dhe shifra plus-minus 10, është shqetësuese.
Në fakt, kreu i Urgjencës Kombëtare, ka paralajmëruar një rritje të numrit të rasteve të reja në fund të këtij muaji.