Aktualitet22 Gusht 2018, 17:19

Krye-mëkatari Meta, çon familjen tek guroret e Skraparit, u tregon masakrën që i bëri miliarderë për 20 breza

Shkruar nga Pamfleti
Krye-mëkatari Meta, çon familjen tek guroret e Skraparit, u tregon

Krye-mëkatari Meta, çon familjen tek guroret e Skraparit, u tregon masakrën që i bëri miliarderë për 20 breza

Presidenti pozon nga vendi i krimit, krenohet që ka rrafshuar malet, me biznesin e të cilave ka vrarë e gjymtuar njerëz

Sot Presidenti Ilir Meta (Kryemadhi), ka përshëndetur nga mali i Tomorit, ku ka shkuar familjarisht, (gjoja) për peligrinazhin e këtij Vendi të Shenjtë, ku çdo datë 20 gusht, nisen e shkojnë mijëra besimtarë në majën e Kulmakut, si ëndërr shprese për paqe, harmoni, mirësi e begati ekonomike.

Nëse ka një person dhe familje, që nuk ka asnjë lidhje me harmoninë, paqen, mirësinë, mëshirën e varfërinë, ky është (ende) Presidenti Ilir Meta dhe familja e tij, mbasi ata, pa asnjë ditë punë konkrete, kanë krijuar jetesë përallore, duke shkaktuar vuajtje, varfëri, krime, korrupsion, padrejtësi, hajdutëri, pabarazi sociale dhe viktima me denigrim (kokëpalarë).

Nëse mund të gjendet ndonjë motiv hyjnor e tokësor, për të cilin bektashiu batakçi Ilir Meta, duhet të shkoj si “qelibar” në “Qerbelanë” shqiptare, duke shkelur në “shtëpinë” e Baba Abas Aliut, mbasi as “Baba Tomorri” nuk ka fuqi e nerva, t’ia fal ”malin me poshtërsi, padretjësi, krime, babëzi e hajdutëri, të bëra në këto 27 vite në emër të pasurimit, duke mohuar dhe prindërit e tij.

Por mëkatarit Meta dhe “meteshës” Kryemadhi, nuk i bënë fare përshtypje “bloza” e zemrës dhe profilit të tij shoqëror, mbasi për to, rëndësi ka vetëm pasurimi dhe prandaj siç duket, ai është ngjitur familjarisht majë Malit të Tomorit, për t’i treguar familjes guroret e Skraparit, me masakrën e të cilave i ka bërë pasanikë e miliarderë për 20 breza./Pamfleti

Kryesore çon familjen tek guroret e Skraparit Krye-mëkatari Meta u tregon masakrën që i bëri miliarderë për 20 breza