Kryebashkiaku i LSI në Bulqizë që shiti pyllin e zonës, para 8 muajve helmoi 60 nxënës me tymin e kaldajës

Kryebashkiaku i LSI në Bulqizë që shiti pyllin e zonës, para 8 muajve helmoi 60 nxënës me tymin e kaldajës

 Kudo shfaqen bozhibozukët e Monikës

Ka nxitur protestën e banorëve, pazari që kryetari LSI-ist i Bashkisë Bulqizë, Milaim Damzi, së bashku me ish-ministrin LSI-ist të Mjedisit, ka bërë me pyllin pronë shtetërore, duke ia dhuruar një biznesi privat pjesë e kupolës qëndrore të LSI, për të cilin bashkia akordoi edhe fonde nga buxheti, për t’i hapur rrugën firmës private deri majë malit, që ajo të zhvilloj biznesin e prerjes së pyllit të “Sheshe-Bulqizë”, në zonën Balgjait- Mali i Bardhë.

Banorët protestues, kanë kërkuar takim me Kryetarin e Bashkisë Bulqizë, por “usta” Melaimi ka dalë nga “dera tjetër” dhe u ka ikur tinëz banorëve, duke i lënë në protestë para hyrjes së bashkisë, nga frika e ndonjë incidenti fizik, që ai e parmendi se mund të ndodhte, për shkak të pabesisë së tij ndaj banorëve, por nga që ka bërë “shkollën” e makinacioneve të Likes e Monës, kryetari pazarxhi nuk “harroi” të linte mes protestuesve, disa “hijena” që tentonin të joshnin, manipulonin e frikësonin banorët.

Nuk është hera e parë, që kryetari LSI-ist i kësaj bashkie përfshihet në skandale korruptive e konflikte me banorët, si sekser aferash në favor të familjes “Kryemadhi-Meta” e familjarëve të tij, duke vepruar nën dirigjiimin e deputetit LSI-ist të kromit Spahiu, të cilin e kanë degdisur minatorët me pështyma, ngaqë është bërë palë korruptive me Samir Manen, kundër tyre.

Gjashtë muaj më parë, kryetari LSI-ist i Bashkisë Bulqizë, Milaim Damzi, nëpërmjet biznesit të nipërve të tij ku është ortak, shkaktoi helmimin me tymin e kaldajës, të 60 gjimnazistëve të shkollës Shupenzë, për shkak se nipërit e kryetarit që kishin marrë tenderin e ngrohjes në këtë shkollë, nuk i kishin kryer punimet të plota e sipas kërkesave të sigurisë teknike.

Kryetari LSI-ist i bashkisë Bulqizë, që ishte “garuzhde në tepsinë” e tenderit të kaldajës, lejoji që firma :Ndregjoni Sh.p.k” fituese e tenderit, të nënkontratonte firmën e nipërve të tij “B Alla 76”, pa asnjë eksperiencë në atë drejtim dhe ndodhi prag-tragjedia njerëzore me helmimin e 60 gjimnazistëve, por që ndërhyrja e Likes dhe Monës, ia mbyllën edhe këtë skandal, me ekspertizë policore e mjekësore false./Pamfleti

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti