Aktualitet 1 Tetor 2018, 14:23

Kryebashkiaku kthen muzeun në kafene, i vjel çdo muaj qiranë

Shkruar nga Pamfleti

Tropoja ka si qendër qytetin Bajram Curri. Busti i Heroit të Popullit Bajram Curri dhe muzeu karakteristik janë vetë simbolet e Tropojës.

Mirëpo kjo nuk e ka shqetësuar kryetarin e Bashkisë, Besnik Dushaj që menjëhere pas marrjes së detyrës në Korrik 2015 ta shndërrojë njërin nga muzetë më të mirë në vend në një kafene të stërmadhe dhe ta japë me qera pa asnjë leje tjetërsimi e ndërtimi.

Jo vetëm kaq, por kompleksi i muzeut është jo vetem me vlera historike, por dhe arkitekturore të veçanta. Sot ai nga një qendër historike është shpërfytyruar në mejhane e pijetore me çadra e tavolina shumëngjyreshe.

Edhe dhomat e muzeut janë zhveshur nga arkifaktet unike dhe janë strehur njerëz si rasti i daullexhiut të qytetit Can Tahiraj!

Organizata e veteranëve dhe shoqëria civile e kanë ngritur zërin, por kryetari Dushaj vijon të vjelë qiranë i pashqëtësuar nga zërat e qytetarëve dhe as nga organet përgjegjëse e ligjzbatuese.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet Kryebashkiaku kthen muzeun në kafene