Aktualitet 5 Dhjetor 2018, 16:32

Kryehajdutët Nikolla, Koni dhe “konet” e tyre, zhvasin studentët me gjoba kreditesh e pagesa në një dorë

Shkruar nga Pamfleti
Kryehajdutët Nikolla, Koni dhe “konet” e tyre, zhvasin

Kryehajdutët Nikolla, Koni dhe “konet” e tyre, zhvasin studentët me gjoba kreditesh e pagesa në një dorë

Prokuroria, duhet të nis hetimin, për të zbardhur krimin financiar, që bëhet në Rektoratin dhe universitetet shtetërore, me miliardat që detyrohen të paguajnë studentët, për vitet mësimore, masterat, dispencat, librat e tarifa shëbimesh të tjera, ndërkohë që duhet pastruar urgjent, llumi i korrupsionit, nepotizmit, mediokritetit e kurvërisë, që ka “mbytur” univesitetetin shtetëror

Kanë reaguar me protesta, studentët e zhvatur e të shpërfillur, nga ministre parukeria Lindita Nikolla, nga kryehajduti Mynyr Koni dhe nga “konet” e tyre, nëpër fakultete e universitete të tjerë shtetërorë, lidhur me 3 të drejta minimale, ligjore e logjike, për pagesat e studimeve.

Përveç kushteve si stalla derrash, që kanë universitetet, përveç profesorëve me diploma false, kurvarë e rushfetxhinj, ministre Lindita Nikolla, rektori Mynyr Koni dhe “konet” e tyre dekanë e rektorë në Tiranë, Kamëz, Elbasan, Korcë, Vlorë e Korçë, u kanë caktuar edhe tarifa të larta, për regjistrime e studime “Master”, të cilat duhen paguar në një dorë dhe para nisjes së sezonit. Pse?

Kjo hajdutëri, me tarifa të larta studimi e kualifikimi, rezulton se është lejuar nga ministria e qeveria dhe, nuk po hetohet nga drejtësia, për të verifikuar se mbi ç’kosto reale u zhvatet, se përse përdoren dhe ku përfundojnë këto miliarda, që qeveria ia lë 100% universiteteve.

Sikur të mos mjaftonin tarifat e larta vjetore, ministrja Nikolla, ka rënë dakord në pazar, me rektorët batakçinjë e kryehajdutë, për t’i zhvatur studentët edhe me një marifet tjetër antiligjor, për të paguar gjobë 670 lekë të reja, për çdo kredit të prapambetur, duke praktikuar “kamatë vonesë”, sikur universiteti është OSHEE e Ujësjellës.

Vendoset gjobë banditeske, për kreditet e mbartura, thjeshtë sepse kështu e përcakton pazari hajdutëror Nikolla-Koni me rektorët e tjerë, kur këto miliona lekë shtesë mbi pagën vjetore, nuk përdoren për kushtet e lehtësi të studentëve, por bëhen udhëtime jashtë shtetit, qejfe, bankete, makina e luks zyrash, paga e punësime shtesë, për dashnoret, familjarët e rektorëve, dekanëve e politikanëve dhe listës së preferuar, që çon ministrja Nikolla?

Mirëpo, “mjeshtrat” e hajdutrive Nikolla e Koni dhe “konet” e tyre në universitetet e tjerë, u bëjnë presion studentëve, që të paguajnë gjithë tarifën e studimit në “një dorë”, ndryshe nuk lejohen të futen në provime, gjë që do të thotë, provime të mbartuara e pas tyre, pagsa gjobash nga 670 lekë të reja, për cdo kredit.

Përballë kësaj situate, shtrohet një pyetje: – Kur do pastrohet llumi i korrupsionit, nepotizmit, mediokritetit e kurvërisë, që ka “mbytur” univesitetetin shtetëror? /Pamfleti

Kryesore Koni dhe “konet” e tyre Kryehajdutët Nikolla zhvasin studentët me gjoba kreditesh e pagesa në një dorë