Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka befasuar sot me një deklaratë ndaj ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ajo ka treguar se pajisja e përgjimit IMSI capcher që është përdorur për përgjime në Tiranë është futur me anë të drejtorisë së Burgjeve dhe më pas Saimir Tahiri e përdori për përgjime.
“Ju e dini shumë mirë që aparatura e përgjimit hyri nëpërmjet Drejtorisë së Burgjeve, që e përdori Saimir Tahiri.Kështu që unë nuk kisha asnjë informacion që të përgjoja as drogaxhinjtë, as trafikantët, as politikanët. Përkundrazi, kam qenë viktimë e përgjimit. Jam përgjuar nga zoti Tahiri, nga ai tjetri i SHIK-ut, Rama.Nuk e kam problem fare unë atë historinë e përgjimit, biles më mirë. Se ajo të mban edhe në tempus“,- deklaroi Kryemadhi.
Kryemadhi po përpiqet të konspirojë dhe të shitet si një viktimë e pushtetit të Ramës duke stisur situata të tilla. Opozita e gjetur “kaps” në argumentat e saj, tani përpiqet të gjejë shkak për konflikt edhe aty ku nuk ka. /Pamfleti