Politike 5 Korrik 2019, 20:53

Kryemadhi e pranon: Bëmë gabim që i dhamë votat Ramës për Reformën në Drejtësi

Shkruar nga Pamfleti
Kryemadhi e pranon: Bëmë gabim që i dhamë votat Ramës

Monika Kryemadhi nga takimi i fundit që bëri me strukturat e LSI i kthye akuzave të Ramës se opozita ka frikë nga Reforma në Drejtësi. Kryemadhi pranoi gabimin e LSI që i dha votat Ramës për të kaluar reformën të bërë në atë mënyrë që të ishte në dorën e qeverisë. Kryemadhi është shprehur se nëse një anëtar i LSI do të kishte frikë nga kjo reformë, nuk do të ishte në sallë, por do të kishte dalë në rrugë me flakadanë. Këto qëndrime kundër reformës janë të unifikuara mes Kryemadhit, Bashës e Metës sepse është drejtësia frika reale e opozitarëve dhe jo fati i Shqipërisë.

“Nuk do ta lejojmë kurrë që politikanët të ndërtojnë të ardhmen mbi fatin e shqiptarëve. Kemi nisur të ndajmë njoftime kudo për protestën e 8 korrikut. Rama është zhytur akoma më thellë seç ka qenë zhytur, megjithatë nuk kemi mision të merremi me të, por të ecim përpara. Shqipëria nuk ka nevojë për lider të fortë, por për sistem të fortë. Ndaj Ramës i intereson kapja e Reformës në Drejtësi, e ekonomisë, e diplomacisë, sepse ambasadat janë kthyer në shpërndarëse të propagandës. Reforma në Drejtësi pa LSI nuk do të ishte votuar. Gabimi i LSI, duke qenë si gjithmonë luajal edhe me ndërkombëtarët, votoi 7 ligjet që i dhanë shanset Ramës për kapjen e drejtësisë. Nëse një anëtar i LSI do kishte frikë nga Reforma në Drejtësi, nuk do të ishin sot në këtë sallë, por do të kishin dhe në rrugë me flakadanë. Betejën më të madhe e kemi mbaruar, tani kemi vetëm fundin dhe nuk duhet të bëjmë asnjë gabim, për të zgjidhur krizën 30-vjeçare që po kalon Shqipëria”, ka deklaruar Kryemadhi.

Politike