Politike 5 Korrik 2019, 20:17

Kryemadhi i bindet burrit dhe sulmon ambasadorët: Nuk flasin për zgjedhjet farsë, por për dialog

Shkruar nga Pamfleti
Kryemadhi i bindet burrit dhe sulmon ambasadorët: Nuk flasin për

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi tha se kryeministri Edi Rama është shndërruar në një personazh qesharak, por edhe komik. Duke folur për zgjedhjet lokale, Kryemadhi kritikoi hapur edhe ambasadorët. Sipas saj, ata nuk kanë folur fare për procesin e zgjedhjeve duke pranuar veprimet e turpshme të 30 qershorit.

“Ne qeshim dhe ne bëjmë shaka me të, sepse e ka ulur veten. Ky është personazh, i cili çdo ditë e më shumë po bëhet qesharak. Arroganca që ka kjo qeveri po kalon çdo pritshmëri. Mund ta largojmë këtë njëri të çmendur vetëm me rezistencë. Çdo hap i opozitës ka qenë i mirëmenduar. Keni dëgjuar ju ndonjë ambasador të flas për zgjedhjet. Pse nuk flasim për zgjedhjet, por flasin vetëm për dialog”-shtoi ajo.

Politike