Aktualitet11 Shtator 2018, 18:43

Kryeministrat shqiptarë; 7 të vrarë, 10 të dënuar me vdekje, 3 të burgosur

Shkruar nga Pamfleti
Kryeministrat shqiptarë; 7 të vrarë, 10 të dënuar me

Në 105 vjet shteti shqiptar numëron 33 kryeministra, ose thjesht një kryeministër për 3 vjet. Duke anashkaluar qeverisjen 27 vjeçare të Mehmet Shehut dhe 9 viteve të Adil Çarçanit, Shqipëria rezulton të jetë shteti më i paqëndrueshëm në Evropë.

Së pari, janë vrarë 7 kryeministra. Një histori e tillë e trishtër fillon me Kryeministrin Ismail Qemal Vlora, i cili u helmua në hotelin “Brufoni” në Perugia të Italisë.

Dhe kjo pason me vrasjen e Esad Toptanit, Hasan Prishtinës, Idhomeno Kosturit. Maliq Bushati u qëllua si një armik i popullit dhe Kostaq Kota vdiq në burgun e Burrelit për shkak të torturave. Por edhe më e rënduar është vrasja apo vetëvrasja e Mehmet Shehut ndërsa ishte në detyrë sipas versionit zyrtar.

Shifrat vazhdojnë të jenë edhe më të rënda: 10 kryeministra në historinë e shtetit shqiptar janë dënuar me vdekje, një e treta e tyre.

Më poshtë janë disa statistika:

7 kryeministra të vrarë

Shtatë kryeministra në historinë e shtetit shqiptar janë vrarë. Ismail Qemali u helmua, Esad Pasha u vra, Hasan Prishtina u vra, Xhaferr Ypi u vra, Idhomeno Kosturi u vra, Kostaq Kota vdiq në burgun e Burrelit nga tortura, Maliq Bushati  u pushkatua si armik.

10 kryeministra të dënuar me vdekje

Ndër 33 kryeministrat, 10 prej tyre janë dënuar me vdekje. Ata janë: Ahmet Zogu, Fan Noli, Maliq Bushati, Ibrahim Bicakci, Kostaq Kota, Shefqet Verlaçi, Rexhep Mitrovica, Mustafa Kruja, Ekrem Libohova dhe Fiqiri Dine.

Ndër dhjetë të dënuarit, dy prej tyre u ekzekutuan: Maliq Bushati u qëllua dhe Kostaq Kota vdiq në burg.

Ndërkohë Ahmet Zogu dhe Fan Noli e kanë dënuar njëri-tjetrin me vdekje pas kryengritjes së vitit 1924 kur Noli erdhi në pushtet dhe në dhjetor të atij viti kur Zogu erdhi përsëri në pushtet.

3 kryeministra të dënuar me burg

Ekzistojnë 3 kryeministra pas viteve 1990 që janë dënuar dhe burgosur.

Adil Çarçani dënua me 15 vjet, por bëri 3 vjet, i dënuar për abuzime me pushtetin gjatë regjimit komunist, Fatos Nano u dënua dhe bëri 4 vjet burg për abuzime me ndihmat italiane dhe Vilson Ahmeti bëri 2 vjet burg i dënuar për skandalin “Arsidi”.

27 VJET, REKORD GUINNES NE DETYRE

Kryeministri më jetëgjatë në detyrë është Mehmet Shehu.

Me 27 vjet në detyrë Shehu është rekordmeni në historinë e shtetit shqiptar por edhe në botë. Një rekord që pak gjasa ka që të thyhet.

Pas Shehut kryeministri i dytë më jetëgjatë është Enver Hoxha me 10 vjet, Adil Çarçani me 9 vjet dhe Sali Berisha me 8 vjet.

KRYEMINISTËR 8 VJET, BERISHA REKORDMEN PAS ‘90

Sali Berisha është i katërti kryeministër më jetëgjatë në detyrë mes 33 kryeministrave të shtetit shqiptar.

Por Berisha është rekordmeni më jetëgjatë në detyrë pas vitit 1990.

Me 8 vite ai lë pas Aleksandër Meksin me 5 vjet, Fatos Nanon me 4.5 vjet dhe Ilir Metën me 2 vjet.

1 DITE KRYEMINISTER

Kryeministri me jetëshkrurtër në detyrë është Qazim Koculi.

Ai qendroi kryeministër një ditë, ose më saktë 12 orë, nga mëngjesi deri në mbrëmje.

Pas tij vjen Hasan Prishtina me 5 ditë kryeministër, Idhomeno Kosturi me 12 ditë.

27 VJEÇ KRYEMINISTER

Ahmet Zogu është kryeministri në detyrë në moshën më të vogël.

Ai ishte 27 vjeç e 67 ditë kur mori detyrën në 2 dhjetor të vitit 1922.

81 VJEÇ KRYEMINISTER

Turhan Pashë Përmeti ishte 81 vjeç kur e la detyrën në janar të vitit 1920, duke mbajtur edhe rekordin e kryeministrit shqiptar në moshën më të madhe në detyrë.

Pas tij është Pandeli Evangjeli i cili ishte 76 vjeç kur la detyrën e kryeministrit ne vitin 1935.

2 METER KRYEMINISTER

Edi Rama është kryeministri më i gjatë në historinë e kryeministrave të shtetit shqiptar.

Dossier 10 të dënuar me vdekje 3 të burgosur Kryeministrat shqiptarë; 7 të vrarë