Bota22 Maj 2018, 16:26

Kryeministri Haradinaj: Njohja e Kosovës nga Vatikani është jetësore

Shkruar nga Pamfleti

Kryeministri Haradinaj: Njohja e Kosovës nga Vatikani është jetësore

 Kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Vatikani që ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të krijojë marrëdhënie diplomatike me shtetin më të ri në Evropë.

“Kosova është në kërkim të partneritetit diplomatik me shtetin e Vatikanit, njohja nga Selia e Shenjtë është një hap i nevojshëm”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook, pasi ka takuar sekretarin e shtetit të Vatikanit, Pietro Paroli.

“Shteti i Kosovës është faktor i rëndësishëm i paqes dhe i stabilitetit, si dhe promovues i fqinjësisë së mirë”, ka shtuar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Pritje e ngrohtë në Selinë e Shenjtë, nga Sekretari i shtetit, Kardinali Pietro Parolin.

Kosova është në kërkim të partneritetit diplomatik me shtetin e Vatikanit dhe për këtë, njohja nga Selia e Shenjtë është hap i nevojshëm.

Kardinalit Parolin, i shpreha përkushtimin e vendit që të ruajmë dhe avancojmë marrëdhëniet tona, derisa Eminenca e Tij, na inkurajoi për rrugën tonë euro-atlantike.

Shteti i Kosovës është faktor i rëndësishëm i paqes dhe i stabilitetit si dhe promovuese e fqinjësisë së mirë.
Liria fetare dhe orientimi ynë euro-atlantik janë vlera të pacenueshme.

Vizita e sotme dhe pritja zyrtare nga Kardinali Parolin është dëshmi e orientimit tonë, drejt vendosjes së partneritetit strategjik me Vatikanin.

RH

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Rajoni