Bota11 Shtator 2019, 19:17

Kryeministri kanadez shpërbën Kuvendin, takon Guvernatoren dhe thërret mbajtjen e zgjedhjeve të reja

Shkruar nga Pamfleti
Kryeministri kanadez shpërbën Kuvendin, takon Guvernatoren dhe

Kryeministri kanadez shpërbën Kuvendin, takon Guvernatoren dhe thërret mbajtjen e zgjedhjeve të reja

Justin Trudeau ka bërë thirrje për zgjedhje të përgjithshme në Kanada dhe ka shpërbërë parlamentin e këtij vendi.

Kryeministri kanadez u takua me Guvernatoren e Përgjithshme, Julie Payette, që ushtron detyrën e presidentes së shtetit, që i dha bekimet e saj formale për fushatën gjashtëjavëshe të zgjedhjeve të përgjithshme.

“Kanadezët do t’i drejtohen kutive të votimit më 21 tetor,” tha z.Trudeau jashtë rezidencës zyrtare të znj.Payette në Otava.

“Kemi bërë shumë këto katër vitet e fundit, por e vërteta është se sapo kemi filluar.”

Ai tha se kanadezët ose duhet të zgjedhin mes politikave të dështuara të vjetra, ose të vazhdojnë me liberalët.

Z.Trudeau është i admiruar për politikat e tij progresive, por është dëmtuar goxha shumë së fundmi nga disa skandale.

Sondazhet tregojnë se partia konservatore është fare pranë liberalëve të Trudeau-së./ZËRI

Bota justin Trudeau kryeministri kanadez zgjedhjet e përgjithshme në Kanada