Kryeministri tall “b**ën” me invalidët, u shton 5 bukë muaj, shërbyesve nga 3 lekë në ditë, ja vendimi

Kryeministri tall “b**ën” me invalidët, u shton 5 bukë muaj, shërbyesve nga 3 lekë në ditë, ja vendimi

Nga data 1 shtator 2018 e në vazhdim, mirëqenia e personave me aftësi të kufizuara, do të rritet ndjeshëm dhe siç thotë xhambaz ministri Ahmetaj, jetesa e shqiptarëve ka arritur nivelin e jetesës, si në vendet e zhvilluara të BE

E akuzojnë kot kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij të “rilindjes së madhe” sociale-ekonomike, se gjoja nuk mendon për popullin dhe shtresat në nevojë, por vetëm për luksin e tij, të ministrave e deputetëve.

Por gabojnë, mbasi vendimi që kryeministri ka firmosur në datën 27 gusht, vetëm tre ditë para se të kthehej nga pushimet, tregon për “merakun dhe kujdesin”, që ai dhe qeveria e tij, kanë ndaj personave me aftësi të kufizuar, të vërbërve, paraplegjikëve, tetraplegjikëve e fëmijëve invalid, me kufizime të rënda psiko-fizike.

Ministria e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, me Udhëzim Nr. 625, datë 27.8.2018, Udhëzim Nr. 626, datë 27.8.2018, Udhëzim Nr. 627, datë 27.8.2018 dhe Udhëzim Nr. 629, datë 27.8.2018, njofton se qeveria “Rama – 2”, ka bërë rritjen e pagesave mujore për 14 kategori personash me aftësi të kufizuara, për kujdestarët dhe shëbyesit e tyre, duek e quajtur “rritja më e lartë në 20 vitet e fundit”.

Mirëpo, kur shikon masën e rritjes e kësaj rritjeje, konstaton se edhe këtë herë, kryeministri Rama, i ka futur një tallje “b…. e” me invalidët, duke u shtuar nga 5 bukë në muaj, ose nga 400 lekë të reja, ndërsa shërbyesëve personal të invalidiëve, u ka shtuar nga… 3 lekë të reja në ditë, ose nga 100 lekë të reja në muaj.

 

Ja shifrat e shtesës mujore, të pagasave të invaliëve dhe kujdestarëve të tyre

 

  1. Pagesa e Invalidit Paraplegjik: Ishte 10 mijë e 140 lekë, bëhet 10 mijë 540 lekë, shtohen 400 lekë
  2. Pagesa e Invalidit Tetraplegjikë: Ishte 10 mijë e 140 lekë, bëhet 10 mijë e 540 lekë shtohen 400 lekë
  3. Pagesa e kujdestarit për Paraplegjik: Ishte 10 mijë e 650 lekë, bëhet 11 mijë e 070 lekë, shtohen 420 lekë
  4. Pagesa e kujdestarit për Tetraplegjik: Ishte 10 mijë e 650 lekë, bëhet 11 mijë e 070 lekë, shtohen 420 lekë
  5. Pagesa e Aftësisë së Kufizuara: Ishte 10 mijë e 140 lekë, bëhet 10 mijë e 540 lekë, shtohen 400 lekë
  6. Pagesa e kujdestarit për Aftësinë e kufizuar: Ishte 10 mijë 650 lekë, bëhet 11 mijë e 070 lekë, shtohen 420 lekë
  7. Pagasa për të Verbrit: Ishte 11 mijë e 500 lekë, bëhet 11 mijë e 965 lekë në muaj, shtohen 465 lekë
  8. Pagesa për kujdestarin e të Verbrit: Ishte 11 mijë e 510 lekë, bëhet 11 mijë e 965 lekë në muaj, shtohen 455 lekë
  9. Pagesë: 6345 lekë, për ndihmësin e personit mbi 18 vjeç, me kufizime të lehta  
  10. Pagesë: 8460 lekë, për ndihmësin e personit mbi 18 vjeç, me kufizime mesatare
  11. Pagesë: 10 mijë e 575 lekë, për ndihmësin e personit mbi 18 vjeç, me kufizime të rënda
  12. Pagesë: 12 mijë e 690 lekë, për ndihmësin e personit mbi 18 vjeç, me kufizime të thella
  13. Pagesë: 12 miëj e 690 lekë, për shërbime gjithëpërfshirëse për invalidin
  14. Pagesë: 4759 lekë, për ndihmësin e fëmijës, me kufizime të lehta
  15. Pagesë: 6346 lekë për ndihmësin e fëmijës, me kufizime mesatare
  16. Pagesë: 7931 lekë, për ndihmësin e fëmijës, me kufizime të rënda
  17. Pagesë: 9517 për ndihmësin e fëmijës, me kufizime të thella
  18. Pagesë 8460 lekë, për shërbime të shpeshta për invalidin
Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti