Aktualitet21 Gusht 2019, 17:53

Kryeministri zbulon kuponët e kokoshkave; “nuk zbulon dot” 110 mijë punëtorë në të zezë e 279 mijë me siguracion min

Shkruar nga Pamfleti
Kryeministri zbulon kuponët e kokoshkave; “nuk zbulon dot” 110

Kryeministri zbulon kuponët e kokoshkave; “nuk zbulon dot” 110 mijë punëtorë në të zezë e 279 mijë me siguracion minimal fals

Dy fytyrat e qeverisë në mos zbatimin e ligjit/ Po ndëshkohen e bllokohen të vetë-punësuarit për bukën e gojës, po lejohet informaliteti me 2-3 bordero, në bizneset “VIP”, në bizneset e të “fortëve”, të politikanëve e familjarëve të tyre, që fitojnë miliarda nga monopolet dhe marrin tendera e koncesione nga pushteti

Prej 1 muaji, qeveria është hedhur në aksionin anti-informalitet, për të zbuluar e goditur evazionin fiskal, por bashkë me vapën e gushtit, duket se po bie edhe “vlaga” e kontrolleve dhe gjobave; ndoshta siç duket, ngaqë tashmë kanë mbetur vetëm bizneset “VIP”, të politikanëve e familjarëve të tyre dhe “të fortëve” të zonave, ku janë punësuar qindra vetë dhe sigurohen vetëm 15%-20% e punonjësve.

Këtë informalitet, ministrja Anila Denaj dhe drejtorët tatimorë bark-derra e qafë-trashë, po kontrollojnë vetëm te bizneset e kategorisë “Vetëpunësim familjarë” me 1-3 të punësuar, por nuk kontrollojnë, te bizneset me 100, 1000 e 3000 të punësuar faktik, ku sigurohen vetëm nga 10, 100 e 300 punonjës; edhe këta me bazë pagë minimale.

Shifra e informalitetit në punësim-sigurim, që kanë bërë e vazhdojnë të bëjnë bizneset me pronarë, të afërm të “oborrit” miqësor e familjarë të shefave të politikës, pushtetit e shtetit; rezulton me një humbje financiare gjigande për shtetin dhe “gropë e zezë” evazioni fiskal.

Bëhet fjalë, për sigurimin shoqëror e shëndetësor fiktiv të punonjësve, me bazë pagën minimale, ku faktikisht, ata paguhen 1-3 herë më tepër, se paga e ulët zyrtare, gjë që sipas vetë Hetimit Tatimor, rezulton se aplikohet me falsitete borderoje, në 3650 biznese “VIP” dhe në afro 40 mijë biznese të mëdha e të mesme.

Sipas të dhënave zyrtare deri në muajin qershor 2019, të siguruara nga redaksia “PAMFLETI”, rezulton se janë 110 mijë persona, që punojnë “në të zezë” me kohë të plotë; dhe 279 mijë punonjës, që sigurohen me bazë pagën minimale zyrtare, duke përdorur skemën informale të 2 borderove: 1 për detyrimet ndaj shtetit dhe 1 për bilancin e pronarit.

Ky evazion financiar nuk i shpëton syrit vigjilent të shtetit, por lejohet nga vetë kryeministri Rama prej 8 muajsh dhe nga ministrja Denaj; që po “zbulojnë” e kapin kuponët e kokoshkave dhe akulloreve, por gjoja “nuk po zbulojnë dot”, evazionin në bizneset e Luan Bregasit, të Bashkim Ulajt, Sandër Frangajt, Rrok Gjokës, Ndue Kolës, Gaz Demit, Besos së Tajvanit, të Abi BANK e Intesa San Paolo Bank dhe në bizneset e Papulit e Carapulit.

Flitet për një mashtrim financiar, me përmasa më të mëdha ndaj shtetit dhe me humbje të ardhurash, për punonjësit në kohë pensioni pleqërie, por sidomos, për humbje në pagesat e invaliditetit, në raste sëmundjesh e dëmtimesh në punë./Pamfleti/

Kryesore Kryeministri zbulon kuponët e kokoshkave; “nuk zbulon dot” 110 mijë punëtorë në të zezë e 279 mijë me siguracion minimal fals