Kosova12 Nëntor 2022, 12:52

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Sikurse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhr lideri i subjektit më të madh opozitar, Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se plani franko-gjerman është një bazë e mirë për të shtyrë përpara procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas Krasniqit, ky plan krijon një realitet të ri që i mundëson Kosovës ecjen përpara nga status-quo-ja ekzistuese.

“Elementet e planit na janë thënë dhe komunikuar edhe në takime të tjera të mëhershme me miqtë ndërkombëtarë. Normalisht është një plan si i tillë vështirë që të pranohet apriori, por është një bazë e cila krijon një mundësi për të negociuar dhe diskutuar. Krijon një mundësi, ndoshta një realitet të ri, që i mundëson Kosovës ecjen përpara nga status-quo-ja ekzistuese. Andaj nuk mund të thuhet se është i lehtë që të pranohet si i tillë, por meqenëse nuk ka një qasje ‘merre ose leje’, ne duhet si shtet dhe institucione që të shprehim gatishmëri për të trajtuar seriozisht, diskutuar me partnerët ndërkombëtarë dhe për t’u orvatur në arritjen e një dakordimi të një teksti që vërtet ka bazë elementet kryesore të objektivave tona shtetërore”, ka thënë ai për KSP.

Sa i përket situatës në veri, kreu i PDK-së ka thënë se Qeveria dhe institucionet e Kosovës janë në të drejtën e vetë kur kërkojnë zbatimin e vendimeve legjitime dhe kushtetuese. Mirëpo shton se në raste të tilla duhet të ketë parasysh kostot dhe benefitet e këtyre vendimeve.

Sipas tij, kosto e vendimit për targat ilegale është më e madhe se sa benefitet e tij.

Prishtine Albin Kurti dialogu Kosovë-Serbi Memli Krasniqi PDK Propozimi franko-gjerman

Kosova