Kulture25 Shtator 2019, 14:35

“Kuajt”, poezia e famshme që tronditi regjimin e Tiranës, 30 vite më parë

Shkruar nga Pamfleti

"Kuajt", poezia e famshme që tronditi regjimin e Tiranës, 30 vite më parë

“Kuajt” ishte një poezi e një djaloshi nga Malësia e mbi Shkodrës që u botua te gazeta “Drita” në vjeshtën e vitit 1989 nga redaktorë të guximshëm. Poezia u kthye në një himn për të rinjtë e kohës dhe tronditi nga themelet regjimin, i cili edhe pse ishte në grahmat e fundit të tij, ishte më i tmerrshëm se kurrë dhe ngjante me një bishë të plagosur.

Poeti që shkruajti këtë poezi që i ngjante një piskame në qiellin e errët të diktaturës ishte Gjek Marinaj…

“Kuajt”, poezia e famshme që tronditi regjimin e Tiranës,


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Gjekë Marinaj, pak biografi

Gjekë Marinaj u lind në Brrut të Malësisë së Madhe, në vitin 1965. Ai u largua nga Shqipëria për arsye politike në vitin 1990. Eshtë nderuar me disa çmime nacionale (Amerikane) dhe internacionale për krijmitarine e tij, duke perfshirë The Golden Pen Award (26 nëntor 1999) dhe International Poet of Merit Award (17 nëntor 2002). Ai është autor i dy librave me poezi dhe i një libri intervistash me individualitete të zhgjedhura. Marinaj është gjithashtu botues dhe editor aktual i revistës Pena, revistë letrare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë. Ai jep mësim English & Communications në Richland College, në Dallas të Teksasit, ku jeton me gruan e tij, Dusita.

Vepra letrare:

“Mos më ik larg”, 1995 – poezi
“Infinit”, 2000 – poezi
“Ana tjetër e pasqyrës”, 2003 – intervista
“Ora e paqes”, 2005, përkthim – poezi nga Rainer
“Në shpellën e Platonit”, përkthime nga Frederick Turner, etj.

Kuajt…

Tërë jetën duke vrapuar rrimë
Shohim veç përpara
Ç’bëhet prapa s’duam t’ia dimë.
Ne nuk kemi emër
Të gjithëve kuaj na thonë.
Nuk qajmë,
Nuk qeshim;
Heshtim,
Dëgjojmë;
Hamë atë ç’na japin,
Ecim nga na thonë,
Asnjë nga ne s’është mendje hollë.
Kush qe kalë mbreti,
Posti qe i lartë
Kush qe kalë princeshe
I bënë shalë të artë
Kush qe kalë fshatari
Pat samarë me kashtë
Kush qe kalë i egër
Tërë jetën fjeti jashtë…

1989

Letersi "Kuajt" 30 vite më parë Gjekë Marinaj poezia e famshme që tronditi regjimin e Tiranës