Probleme në aplikacionin e Whatsapp! Një firmë për sigurinë kibernetike ka zbuluar se hakerat arrijnë të ndërhyjnë dhe manipulojnë mesazhet.
Ato mund të arrijnë deri aty sa të ndryshojnë identitetin e personit që e ka dërguar mesazhin. Firma izraelite konfirmoi në një konferencë se,“Hakerat mund të vendosin fjalët ‘në gojën e dikut tjetër”. Sipas tyre ato kanë fuqinë që të përhapin informacione të rreme.
Check Point përmbysi algoritmin e WhatsApp teksa vodhi të dhënat. Pasi bëri një veprim të tillë, ishte në gjendje të shihte të gjithë mesazhet që dërgohen midis web-it dhe versionit celular të WhatsApp dhe të manipulonte këto të dhëna.