Showbiz29 Mars 2018, 17:05

Kujdes! Rrezikoni të kaloni në depresion nëse bëni këtë gabim

Shkruar nga Pamfleti
Kujdes! Rrezikoni të kaloni në depresion nëse bëni

Kujdes! Rrezikoni të kaloni në depresion nëse bëni këtë gabim

Nënat që flenë me foshnjat e tyre në të njëjtin shtrat për më shumë se 6 muaj janë dyfish më të rrezikuara të vuajnë nga depresioni, sugjeron një studim i ri. Gratë që ndajnë krevatin me foshnjën për një kohë të gjatë janë më të predispozuara që të shqetësohen për gjumin e bebes dhe mendojnë se po kritikohen – vendosin një barrierë në marrëdhëniet me të tjerët, thonë shkencëtarët nga Universiteti Shtetëror Penn.

Mesatarisht, këto gra raportohet të jenë 76% më të stresuara se gratë që i kalojnë fëmijët në një dhomë tjetër. Ndarja e të njëjtit shtrat nuk shkakton vetëm stres, por e bën gjithashtu më të vështirë për prindërit që të bëjnë një gjumë të rehatshëm, dhe rrit rrezikun që ata të zhvillojnë depresion.

Për shkak edhe të ndryshimeve hormonale dhe lodhjes së tepërt, nënat e reja kanë shumë luhatje humori. Megjithatë, depresioni pas lindjes mund të jetë edhe më serioz.

Stresi rrit rrezikun që këto nëna të zhvillojnë simptoma si: ndihen të pashpresa, qajnë vazhdimisht, madje mund të mendojnë të lëndojnë edhe veten apo të tjerët – prandaj është shumë e rëndësishme që ato të shqetësohen më pak dhe të mos kenë ndjenja pasigurie.

Lifestyle