Aktualitet 7 Gusht 2018, 18:41

Kujtesë/ Eksodi numër 3 i gushtit ’91: Si u kthyen pas 20 mijë ikanakë shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti
Kujtesë/ Eksodi numër 3 i gushtit ’91: Si u kthyen pas 20

Kujtesë/ Eksodi numër 3 i gushtit ’91: Si u kthyen pas 20 mijë ikanakë shqiptarë

27 vjet më parë, Porti i Durrësit u përfshi nga eksodi nr.3, një valë ikjeje masive që erdhi pas hapjes së ambasasadave në korrik ‘90 dhe më pas në mars ’91, me anije po nga Porti i Durrësit. Por muaj më vonë, më 7 gusht të atij viti, në mënyrë të beftë dhe pa asnjë shenjë paralajmëruese, ndërsa njerëzia ishte në kulmin e shijimit të plazheve, në orët e para të ditës hapen portat e Portit me ushtarë që braktisin detyrën dhe turmat drejtohen kah anijes “Vlora” të ankoruar pas një udhëtimi të gjatë, ku nga Kuba kishte sjellë sasi sheqeri.

Anija “Vlora” u bë simbol i asaj ikjeje, ku anija transoqeanike shqiptare u mbush me rreth 20 mijë ikanakë, ku një pjesë e tyre i ngjitën dhe në direkë. E gjithë ajo masë njerëzore vijoi ngjitjen në anije për mbi 8 orë. Vlora u nis rreth orës 19.00 të mbrëmjes drejt brigjeve italiane, për të mbërritur në orët e para të mëngjesit në portin e Barit.

Zbarkimi i asaj mase gjigande njerëzore u bën lajm kryesor në mediat e botës. Por ndryshe nga ç’prisnin ikanakët shqiptarë të drobitur nga udhëtimi, mikëpritja nuk qe si ajo e marsit.

Masa njerëzore u çua e mbyll për disa ditë në stadiumin e vjetër të Barit, ku më pas shpërtheu një luftës mes bandave të krijuara aty për aty prej pranisë së elementëve kriminalë. Emri i Gaz Muçës, një prej simboleve të krimit kryeqytetas ato vite, vrarë më pas nga rivalët, do fekste pikërisht aty.

Për ditë me radhë, policia dhe xhandarmëria italiane mbajtën të rrethuar stadiumin dhe vetëm një numër i vogël refugjatësh do mund të arratisej. Pjesa më e madhe e të ikurve u kthyen.

Ishte pala italiane ajo që pasi hartoi srategjinë e raskapitjes së tyre, si dhe bindjen që nuk do mund ta kalonin gardhin, angazhoi një infrastrukturë transporti ajror, me avionë civilë e ushtakë, për kthimin e mijra njerëzve, nën një gjendje psikologjike pendimi se pse kishin ardhur.

Ende mbetet e pashpjegueshme dhe sot se ç’dorë, për ç’arsye dhe si, lejoi shqyerjen përsëdyti të Portit të Durrësit, për një eksod nr.3. /tesheshi

Dossier