Aktualitet16 Maj 2019, 01:16

Kujtim Gjuzi habit me telefonin, jo më i lirë se 7 mijë euro

Shkruar nga Pamfleti

Kujtim Gjuzi është një nga deputetët më të përfolur kohët e fundit. Ai është bërë shpesh herë temë diskutimi në media për deklarata dhe sjelljen e tij. Së fundmi i ftuar në Opinion, ai tregoi për karrierën politike. Ajo që bëri përshtypje ishte telefoni i tij, Vertu, që sipas tij kushton 7 mijë euro.

“Të jemi të kujdesëm se e kam këtu celularin. 7 mijë euro celular, Partia Konservatore e ka celularin se kam unë. Është porosi, kuq e zi. Lene se është i veçantë”, tha ai teksa u pyet dhe për orën “Atlantic” nga gazetari .

“Ti atëherë ke qenë shumë i ri. Ishit të tronditur kur filloi revolta. Ju s’na mbani mend neve. Vetëm pranë partisë demokratike që në ditët e para të saj” i është drejtuar Gjuzi drejtuesit të emisionit.

“Ashtu jam si ushtar. Jam ekspert në fushën e ekonomisë, dhe ato që i thash guvernatorit në seancë tha Gjuzi ka të drejtë”, theksoi deputeti i ri. Sipas tij profesioni i parë ka qenë rrobaqepës dhe tregoi se “Rama i ka qepur tek mua pantallonat e para, pastaj mësoi vetë”. ka thënë më pas Gjuzi. /Shqiptarja


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet