Kosova22 Qershor 2019, 14:07

”Kukësi”, ambasadori amerikan sqaron kritikat që i bëri ministrisë së Drejtësisë

Shkruar nga Pamfleti
”Kukësi”, ambasadori amerikan sqaron kritikat që i

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, është sqaruar rreth një deklarate të tij që përmendi Ministrinë e Drejtësisë në lidhje me lirimin e një të dënuari me 15 vjet burgim për krime lufte në rastin e Kukësit.

“Sqarim: Gjykata e Apelit e ka udhëzuar Ministrinë e Drejtësisë për të liruar një kriminel lufte të dënuar për 15 vjet në rastin “Kukësi”, ai ka vuajtur më pak se 12 muaj në tri vitet e fundit. Abuzimi i rregullt nga kriminelët e lidhur mirë të sistemit të pushimit mjekësor dhe dënimet e pezulluara duhet të ndalen” ka shkruar Kosnett.

Menjëherë pas kësaj, bëri edhe një “tweet”, duke shkruar “Në versionin origjinal ky tekst thoshte se Ministria e Drejtësisë kishte nënshkruar lirimin. Amandamentimi i Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale bënë që ky vendim të merret nga gjykatësit. E vlerësoj mundësinë për të përmirësuar çfarë kam shkruar” ka sqaruar tutje Kosnetti, përcjell Koha.net.

Ambasadori Kosnett përmes një postimi në Twitter dje ka kritikuar Ministrinë e Drejtësinë për lirimin e tij.

“Ministria e Drejtësisë nënshkroi lirimin e një të dënuari për krime lufte, i dënuar me 15 vjet në rastin e Kukësit, i cili ka vuajtur dënimin më pak se 12 muaj në 3 vitet e fundit. Abuzimi i rregullt nga kriminelët e lidhur me sistemin e pushimit mjekësor dhe dënimet e suspenduara duhet të ndalen”, kishte shkruar Kosnett në Twitter, transmeton Koha.net.

Menjëherë pas kësaj kishte reaguar ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

“Dëshiroj të sqaroj opinionin e gjerë, ambasadorin Kosnett dhe mediat e respektuara se Ministria e Drejtësisë nuk ka asnjë kompetencë ligjore për të liruar nga vuajtja e dënimit, apo pezullimi i dënimit për asnjë person”, ka thënë ai.

Tahiri thotë se, e vetmja kompetencë që ndërlidhë Ministrinë e Drejtësisë me personat e dënuar, është menaxhimi me Qendrat Korrektuese, të cilat, në secilën rrethanë që ndërlidhet me lirimin apo mbajtjen e personave të dënuar brenda burgjeve, zbatojnë vendimet e organeve të pavarura, përkatësisht vendimeve gjyqësore, siç ndodhë rëndom në shtetet ku sundon rendi dhe ligji.

“Unë kërkoj dhe ftoj që gjeneruesit e këtij lajmi, si dhe Ambasadori Kosnett, të kenë referencë të saktë ligjore mbi procedurat që ndiqen për të liruar ose mbajtur dikë brenda qendrave korrektuese”, thuhet në reagim./Koha.net

Prishtine ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kosnett