Kukësi luan një miqësore të madhe, super kundërshtar

Kukësi “blindon” vendin e dytë. Verilindorët mposhtin Lushnjën

Skuadra e Kukësit po përgatitet në Slloveni për kompeticionin e Champions Leagues. Ekipi verilindor do të luajë sot një miqësore kundër Mariborit. Këtë e njofton vetë klubi verilindor. 

“Kukësi do te zhvillojë sot ne oren 17:00 ndeshjen e parë miqësore me Mariborin, në stadiumin Beltinci.Presidenti, Safet Gjici, ka udhëtuar qe dje drejt Sllovenisë për të ndjekur nga afër ndeshjen

miqësore që zhvillohet me Mariborin, ku do te prese dhe shorteun që hidhet sot në oren 12:00 në Nyon të Zvicres, për eliminatoret e para të Uefa Champions League. Forca FK Kukësi”,- shkruhet në njoftimin e klubit.