Kukësi në pritje të shortit në Champions League, teston veten me Mariborin slloven

Kukësi në pritje të shortit në Champions League, teston veten me Mariborin slloven

Kukësi do të luajë sot një duel miqësor me një prej skuadrave më të forta të Ballkanit, Mariborin e Sllovenisë. Është testi i parë miqësor për kuksianët që kanë nisur fazën e tyre përgatitore në Slloveni, ku do të përgatitenm për duelet në UEFA Champions League. Ky takim do të luhet në orën 17:00 dhe trajneri Pakult do të ketë mundësinë të shohë më qartë gjendjen e të gjithë futbollistëve, veçanërisht të atyre që janë të rinj në ekip.



Informacionin e bëri të ditur klubi i Kukësit, që në faqen e tij shkruan: “Kukësi do të zhvillojë sot në oren 17.00 ndeshjen e parë miqësore me Mariborin, në stadiumin Beltinci. Presidenti, Safet Gjici, ka udhëtuar qe dje drejt Sllovenisë për të ndjekur nga afër ndeshjen miqësore qe zhvillohet me Mariborin, ku do te prese dhe shorteun që hidhet sot ne oren 12.00 në Nyon të Zvicrës, për eliminatoret e para të UEFA Champions League. Forca FK Kukësi”. Të gjithë në kampin kuksian shpresojnë një short të lehtë që të japë shanse për kalimin e raundit. /Pamfleti Sport