Sport21 Shtator 2019, 21:28

Kukësia ia del, mposht Tiranën me shumë vuajtje

Shkruar nga Pamfleti
Kukësia ia del, mposht Tiranën me shumë vuajtje

Kukësi ka dalë triumfues nga dueli me Tiranën, në supersfidën e javës së 5-të, të zhvilluar në “Elbasan Arena”, me rezultatin 2-1, falë dyshes fantastike, Abazaj-Shkurtaj. Pas kësaj ndeshje, Tirana dhe Kukësi ndajnë kreun e klasifikimit në kuotën e 10 pikëve, pas 5 javësh.

Verilindorët, edhe pse vinin në këtë përballje si sfidues ndaj bardhebluve kryesues provizor të klasifikimit, kanë vendosur superioritetin e tyre që në fillim të ndeshjes.

Një epërsi e thelluar edhe më tej në të 49’ kur Gavazaj ka shërbyer një asist perfekt në zonën e 24-herë kampionëve të Shqipërisë, kësaj here është beniamini tjetër i Kukësit, Shkurtaj ai që ka dërguar topin në rrjetë, 2-0.

Një rast gati identik në të 81’, sërish Ngoo i papërmbajtshëm në të majtën, i shpëton markimit të verilindorëve, kroson në zonë, kësaj here Kobina nuk gabon, por shënon duke ngushtuar shifrat në 2-1. Gjithsesi minutat në dispozicion nuk janë të mjaftueshme për bardheblutë që të barazojnë shifrat.

Sport