Showbiz 6 Maj 2019, 20:14

Kuksianët, letër dibranëve/ Azdrakut Edi Rama, tregojani vendin!

Shkruar nga Pamfleti

Kuksianët, letër dibranëve/ Azdrakut Edi Rama, tregojani vendin!

 “Azdrak”: – Njeri pa dinjitet, pa norma, pa edukatë, pa respekt e nder, pa miq e pa shokë, i keq, pa burrëri, tip që kapardiset kot, që fut hundët kudo e krijon ngatërresa, që kënaqet kur përçan e ofendon, që bën si trim, por që të puth prapanicën kur trembet e kur ka hall, i pa besë, kapadai e karafil nga mendja, person që të ha bukën e të përmbys kupën”

Kryeministri Rama, kur ishte Ministër Kulture, bëri përshtypje prej snobisti tek të rinjt, të cilët pa ia ditur “biografinë”, filluan t’i kërkonin si “nderim” autografe e ai u jepte, me sjellje deliranti prej “parizieni”, siç e quante veten, ndërsa dy ditë më parë, refuzoi në mënyrë vulgare, prej bukëshkali, nderimin që i bëri Bashkia Dibër, në emër të qytetarëve të saj, duke shpallur “Qytetar Nderi”.

Ndërsa në rrjetet sociale, janë bërë mijëra komente “anti-Rama” për këtë anormalitet të kryeministrit, në redaksinë “PAMFLETI”, ka ardhur një mesazh për publikim, dërguar nga disa banorë të Kukësit, drejtuar banorëve të Dibrës, me thirrjen, për të reaguar ndaj kësaj fyerje.

LETRA E PLOTË/ – “Dëgjuam për turpin që u ndodhi në votër, me titullin “Qytetar Nderi”, që Bashkia Dibër i dha kryeministrit të socialistëve Edi Rama, meqë po bënë Rrugën e Arbërit, siç i dhamë edhe ne Sali Berishës, kur na bëri Rrugën e Kombit.

Por me thënë të drejtën, u habitëm, kur Edi Rama, nuk ua begenisi nderin prej malësori duke ua lënë në dorë, me dy fjalë rruge në “FB”, sikur i kishit dhënë haber morti e jo decorate nderi të zonës.

Keni 6 vjet, që nëpërmjet Sadri Abazit, hani e pini me Edi Ramën e ju bëftë mirë, se lekë tenderësh nga taksat tuaja janë ato që paguan Sadri Abazi në Dibër, siç paguan dhe Safet Gjici në Kukës, por mesa duket, nuk ia keni mësuar akoma huqet e hajnisë, që ka e bënë Edi Rama.

Çfarë prisni, t’u bëjë më Edi Rama, o dibranë: – Votat ua vodhi e nderin ua po**rdhi faqe shqiptarëve dhe botës, duke ua hedhur në kosh të plehrave, ndërsa rrugën, po e bënë për xhep të vet e jo për hallin tuaj.

Bëjani edhe ju Edi Ramës, siç ia bëmë ne kuksianët, që donte të na tallte, poshtëronte, nënshtronte e shtronte në kamxhik policie, por ia dërguam policët në Tiranë, më fasho në kokë e këmbë, packa se ai, tinëz natën, burgosi disa djem për 1 muaj, por nuk na thyeu dot, sa e detyruam të fluturonte nga qielli, për të shkuar atje ku e priste Safeti me 200 “petrita” e 100 jeniçerë të Lleshit.

O vëllezër dibranë, speciet si Edi Rama, ne në Kukës, i quajmë “Azdrak”, etiketim që ka këtë kuptim: – Njeri pa dinjitet, pa norma, pa edukatë, pa respekt e nder, pa miq e pa shokë, i keq, pa burrëri, tip që kapardiset kot, që fut hundët kudo e krijon ngatërresa, që kënaqet kur përçan e ofendon, që bën si trim, por që të puth prapanicën kur trembet e kur ka hall, i pa besë, kapadai e karafil nga mendja, person që të ha bukën e të përmbys kupën”.

Për këtë sqarim, mund të pyesni Safet Gjicin, sepse kështu quhen ata të fshatit të tij në Kukës dhe ju bëjmë thirrje, të mos e humbisni traditën e kthimit të xhevapit, e ta lani turpin që u bëri, siç e meriton ai që të pështyn nderin”.

codramol
smile

Funny Azdrakut Edi Rama Kuksianet letër dibranëve tregojani vendin!