Aktualitet 6 Mars 2019, 11:28

Kulla e resorte luksoze me paratë e heroinës, si i manipuloi gjithë investimet e Tiranës Petrit Fusha, vëllai i tij “

Shkruar nga Pamfleti
Kulla e resorte luksoze me paratë e heroinës, si i manipuloi

Kulla e resorte luksoze me paratë e heroinës, si i manipuloi gjithë investimet e Tiranës Petrit Fusha, vëllai i tij "kapo" droge

Përveçse në kompaninë “Fusha”, paratë e herionës duket se janë investuar dhe në resorte luksoze në Tiranë, ku shifra e investimit i kalon 6.000.000 €

Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Petrit Fusha, i cili dha sot dorëheqjen, duke u larguar nga sistemi i drejtësisë pak para se të kalonte në sitën e Vettingut, është një ndër “peshkaqenët” më të mëdhenj e të rrezikshëm të drejtësisë.

Petrit Fusha është njeriu që ka maniuluar gjithë investimet e taksat e kryeqytetit shqiptar, përmes firmës së tij “Fusha”, që ndodhet pikërisht përballë Ministrisë së Brendshme, dhe që duhet hetuar për konfiskim të parave të pista.

Prokurori Fusha është vëllai i Sylejman Fushës, i cili është një eksponent i njohur i trafikut të drogës në Shqipëri dhe kontinent.

Teksa vëllai i tij Petrit uzurpoi Tiranën, Sylejmani ndodhet i arrestuar për të disatën herë në Spanje, pasi i kanë gjetur sasi të mëdha heroine.

Në vitin 2001, Sulejman Fusha është arrestuar po në Spanjë me 52 kg heroinë, ku dhe ka vuajtur 8.5 vite dënim me burg. Përveçse në kompaninë “Fusha”, paratë e herionës duket se janë investuar dhe në resorte luksoze në Tiranë, ku shifra e investimit i kalon 6.000.000 €.

Mirë që kriminelët guxojnë te investojnë, po qeveritarët si guxojnë t’i legalozojnë?!/Pamfleti

Aktualitet kullat e droges petrit fusha