Aktualitet11 Qershor 2018, 09:17

Kullat e drogës rrëzojnë Teatrin Kombëtar! Kush është Çim Fusha njeriu që po manipulon gjithë investimet

Shkruar nga Pamfleti
Kullat e drogës rrëzojnë Teatrin Kombëtar! Kush

Krimi është trimëruar dhe ka marrë aq shumë qytetari në Tiranë sa përshpirtja deri në revolte e ikonave te artit skenik vetëm e perkedhel…Teatri monumental do të zëvendesohet me kulla të tjera droge.

Shkruan Guxim Alimani

Se krimi nuk fshihet më…as paratë e pista nuk kanë pse kamuflohen. Firma “Fusha” pikërisht përballë MB, e cila duhet ta hetonte e konfiskonte për para të pista tashmë ka ndezur eskavatoret e prishjes.

Po kush është Çim Fusha njeriu që po manipulon gjithë investimet e taksat e kryeqytetit. Është vëllai i Sylejman Fushës i cili është një eksponent i njohur i trafikut të drogës në Shqipëri dhe kontinent.

Edhe tani që i vëllai po uzurpon Tiranën ai ndodhet i arrestuar për të disatën herë në Spanje pasi ju kanë gjetur sasi të mëdha heroine. Pikërisht në Alikande të Spanjës po vuan dënimin Sylejmani, vëllai i ish drejtuesit të Prokurorisë se Tiranës, Petrit Fusha.

Në vitin 2001 Sulejman Fusha është arrestuar po në Spanjë me 52 kg heroine ku dhe ka vuajtur 8.5 vite denim me burg. Përveçse në kompanine “Fusha” paratë e herionës duket se janë investuar dhe në resorte luksoze ne Tiranë ku shifra e investimit i kalon 6.000.000 €.

Mirë që kriminelet guxojnë te investojnë po qeveritarët si guxojnë t’i legalozojnë?!Teatri Kombëtar po shembet nga droga por bashkë me Teatrin duket se po shembet dhe ëndrra vegimtare se në këtë vend mund të luftohet krimi e korrupsioni..!/Pamfleti

Aktualitet