Kulture28 Janar 2024, 11:50

Sulm në Muzeun e Luvrit, në shënjestër piktura e Mona Lizës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Sulm në Muzeun e Luvrit, në shënjestër piktura e Mona

Dy vajza të reja që e përshkruajnë veten si aktiviste hodhën supë me domate në një nga pikturat më të famshme në botë, Mona Lisa në Muzeun e Luvrit në Paris.

" Çfarë është më e rëndësishme? Art apo e drejta për ushqim të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm? Sistemi ynë bujqësor është i sëmurë”, bërtitën dy gra pasi hodhën supë në pikturën e Mona Lizës të dielën në mëngjes në Muzeun e Luvrit.

Ky sulm është një nga dhjetëra të kryera nga aktivistë në veprat kryesore të artit në mbarë botën.

 

Piktura e Leonardo da Vinci e shekullit të 16, e cila është e  mbrojtur me xham antiplumb është një nga veprat më të famshme të artit në botë dhe mbahet në muzeun e Luvrit në Paris.

Siç shihet në pamje një grua afrohet pranë pikturës dhe hedh një tas me supe, duke dëmtuar xhamin që mbulon pikturën.

Mona Lisa ka qenë pas xhamit të sigurisë që nga fillimi i viteve 1950, kur u dëmtua nga një vizitor që hodhi acid mbi të.

Në vitin 2019, muzeu tha se kishte instaluar një formë më transparente xhami antiplumb për ta mbrojtur atë.

Në vitin 2022, një aktivist hodhi tortë në pikturë, duke u bërë thirrje njerëzve që të “mendojnë për Tokën”.

sulm në muzeun e luvrit mona lisa paris