Kulture 4 Janar 2024, 20:40

Cili ishte roli i preferuar i Kadri Roshit? Rrëfehet i biri: Atë që donte më shumë ja vodhën

Shkruar nga Pamfleti

Cili ishte roli i preferuar i Kadri Roshit? Rrëfehet i biri: Atë

Kliti Roshi djali i aktorit të madh shqiptar, Kadri Roshi, ka folur për aktivitetin e organizuar në nder të babait të tij në 100 vjetorin e lindjes.

I pyetur nga moderatorja Brikena Prifti, se cili ka qenë roli i preferuar i Kadri Roshit, i biri tha se ai i donte të gjitha rolet, por se i vinte keq që i vodhën rolin në dramën e “Arturo Ui”.

Ndoshta roli për të cilin dhe vuajti 10 vjet, sepse ishte një rol që ju vodh. Realisht për qëllime shumë të vogla meskine, nuk dua të vëj etiketime, pasi të dy personat nuk jetojnë, roli ju vodh. Që të bësh karshillëk me Arturo Uin nuk ka ku të shkojë. Arturo Ui është një shfaqe që duhet studiuar me themel në Universitetin e Arteve. Që ta dublosh vetëm për një egoizëm çfarë je ti apo unë, se shtronte ndonjëherë Kadriu këtë”, tha ai në “Vizion Plus”.