Kulture 5 Dhjetor 2023, 07:52

Ndërron jetë aktori i madh Mirush Kabashi

Shkruar nga Pamfleti
Ndërron jetë aktori i madh Mirush Kabashi
Aktori i njohur, Mirush Kabashi

Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi.

Kabashi vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë. Prej disa ditësh ai ndodhej i intubuar dhe në gjendje të rëndë në spital. 

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij, të cilët nëpërmjet një njoftimi bëjnë me dije se Kabashi ka mbyllur sytë mesnatën e sotme. 

"Të nderuar Miq, Kolegë dhe Dashamirës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se MIRUSH KABASHI ndërroj jetë të Martën, në datë 5 Dhjetor pas mesnate. Përsa i përket detajeve të ditës, orës së varrimit dhe homazheve do ju komunikojmë në orët në vazhdim.

Me Respekt, Familja Kabashi!", thuhet në njoftim.

Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës. Është një aktor shqiptar. Origjina e tij është nga Gjakova. Ai është aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike.

Mirush Kabashi ishte aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike. 

Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare.

E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”. Që prej vitit 2014 mbante titullin e lartë “Nderi i Kombit”, më parë kishte titujt “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.

Filmografia

* Kronikë provinciale (2009)

* Ne dhe Lenini (2008)

* Nata (1998)

* Edhe ashtu edhe kështu (1989).... Babai i Almës

* Binarët (film) (1987)

* Telefoni i një mëngjesi (1987)....Kujtimi

* Zëvendësi i grave (1987)......... Lisimak Voci

* Nxënësit e klasës sime (1984)..Mësues Nardi

* Kohë e largët (1983) .........Asketi Lithan

* Dora e ngrohtë (1983) .........Brahushi

* Shoqja nga fshati (1980) .........Nasi (dajua i Tirkes)

* Një ndodhi në port (1980) ..........Calamani

* Gëzhoja e Vjetër (1980) .........Bake

* Radiostacioni (1979) ......Një nga tekniket e Radios

* Koncert në vitin 1936 (1978)... Toger Shazivari

* Zani partizani (1976) (TV)....Partizan-vëlla i Zanit

* Emblema e dikurshme (1976) ........Veniamin Papa

Çmimet

Në festivalin Kombëtar të teatrove profesioniste 1989 Kabashi u shpall “Aktori më i mirë” me rolin e Sadush Nezirit te komedia Hija e tjetrit e Ruzhdi Pulahes. Po me këtë rol, në Festivalin Teatror Ballkanik të zhvilluar në Korinth të Greqisë, u vlerësua si nder aktorët më të mirë. Ne vitin 2002 fitoi çmimin e “Aktorit më të mirë” si protagonist në Festivalin e Aktrimit “Apollon 2002” me rolin e Nokës në komedinë “Sa mirë bëri që vdiq” e Ilir Bezhanit.

Më 1997 në edicionin e nëntë të Festivalit Eksperimental të teatrit të organizuar në Kajro të Egjiptit, Mirush Kabashi është vlerësuar me “Sfinksin e artë” si interpretuesi më i suksesshëm mes njëmijë aktorëve pjesëmarrës nga dyzetegjashtë vende të botës. Mirush Kabashi, i cili në fund të vitit 2014 u nderua me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, më parë kishte titujt “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.

mirush kabashi