Kulture25 Dhjetor 2023, 09:23

Humbi jetën pas betejës me sëmundjen e rëndë, zbulohet amaneti i fundit i Vassilis Karras

Shkruar nga Pamfleti

Humbi jetën pas betejës me sëmundjen e rëndë, zbulohet

Vdekja e këngëtarit të njohur grek, Vassilis Karras preku zemrat e fansave, mes tyre edhe shqiptarë që janë rritur me këngët e tij.

Këngëtari ndërroi jetë të dielën, pas një sëmundje të rëndë, (kancer), ndërsa ditët e fundit ishte diagnostikuar me koronavirus dhe ishte shtruar në spital.

Varrimi i tij do të bëhet në vendlindjen e tij, Kokkinohor Kavala, që ishte edhe dëshira e tij e fundit.

Mediat greke raportojnë se ditën e martë, më 26 dhjetor, në orën 9 të mëngjesit, trupi i tij do të transferohet në Tempullin e Shenjtë të Zotit të Urtësisë dhe do të vendoset në pelegrinazh publik deri në pasdite.

Varrimi i tij do të bëhet të mërkurën në orën 12:00 në vendlindjen e tij, Kokkinochori.

 

amanet vassilis karras