Kulture 5 Shkurt 2024, 09:33

'Ishte i famshëm me veprat e perandorisë osmane', gjuhëtari i njohur rrëfen episodin kur gazetarët turq sulmuan Kadarenë në Ankara

Shkruar nga Pamfleti
'Ishte i famshëm me veprat e perandorisë osmane',
Xhevat Lloshi

Xhevat Lloshit gjuhëtari i njohur shqiptar, i ftuar në rubrikën “Galeria” tek E Diell, ka ndarë me publikun histori të shumta si në anën personale dhe në atë profesionale.

Lloshi kujton një moment kur së bashku me Ismal Kadarenë udhëtuan drejt Ankarasë për një konferencë ndërkombëtare. Kadare është sulmuar nga disa gazetarë turq të cilët donin ta intervistonin, pasi në atë kohë Kadare njihej për veprat e tij në lidhje me perandorinë osmane në Shqipëri.

“Me Ismail Kadarenë në vitin 1954 kemi ardhur studentë në fakultet. Në këtë foto kemi shkuar në një konferencë ndërkombëtare, këtu ishin rrugës duke shkuar në Ankara. Dhe sigurisht ishte atje edhe Ismail Kadare, edhe profesor Aleksi dhe mund të them që kur vajtëm atje dhe ditën kur shkuam në konferencë, erdhën sulmuan gazetarët turq.

Sigurisht Ismaili nuk dinte anglisht në atë kohë edhe u detyrova unë të merresha me ta. Pyesnin ku është Ismail Karade, donin t’i merrnin intervista. Në ’79 Ismaili ishte bërë një figurë shumë e shquar. Që me “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur”, Ismaili fitoi një vend të jashtëzakonshëm. Por Ismaili ka shkruar dhe një sërë veprash në të cilën trajton edhe çështjen e perandorisë Osmane në Shqipëri, prandaj është një marrëdhënie shumë e ndërlikuar mes konceptit osman dhe veprës së Ismail Kadaresë”, tregon Xhevat Lloshit.

kadare ankara