Kulture28 Janar 2024, 09:28

Kolosi i letërsisë shqiptare, Ismail Kadare feston sot 88-vjetorin e lindjes

Shkruar nga Pamfleti
Kolosi i letërsisë shqiptare, Ismail Kadare feston sot 88-vjetorin e
Ismail Kadare

Kolosi i letërsisë shqiptare, Ismail Kadare, feston sot 88 vite jetë. Shkrimtari me të cilin krenohen të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës lindi më 28 janar të vitit 1936, në Gjirokastër.

Ditëlindja e Kadaresë është nuk është një datë e shënuar vetëm për lexuesit shqiptarë, por edhe për lexuesit e gjuhëve të tjera në botë, pasi veprat e tij janë përkthyer në më shumë se 45-së gjuhë.

Kadare ka qenë disa herë kandidat për çmimin “Nobel” në letërsi, sakaq ka fituar dekoratën më të lartë franceze, si “Komandant i Legjionit të Nderit”.

Ai është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqiptare dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë botërore bashkëkohore.

Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve në mbi 45 gjuhë të huaja, ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe kulturën e saj shekullore.

Vepra poetike e Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal, rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.

Ismail Kadare është autor i veprave të njohura ndërkombëtarisht si “Dimri i Vetmisë së Madhe”, “Kronikë në Gur”, “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, “Vit i Mbrapshtë”, “Koncert në fund të dimrit”, “Përbindëshi”, “Nata me hënë”, e shumë të tjera.

Në nder të ditëlindjes së Kadare po ju kujtojmë disa nga poezitë e tij:

KRISTAL

Ka kohë që s'shihemi dhe ndjej
si të harroj une dalëngadal
si vdes tek une kujtimi yt
si vdesin flokët dhe gjithçka.


tani kërkoj poshtë e lartë
një vend ku ty të të lëshoj
nje strofë a notë, a një brilant
ku të të lë, të puth, të shkoj.


në s'të pranoftë asnjë varr
asnjë mermer, a morg kristal
mos duhet vallë prapë të të mbart
gjysëm të vdekur, gjysëm të gjallë.


në s'gjetsha hon ku të të hedh
do gjej një fushë a një lulnajë
ku butësisht porsi polen
gjithkund, gjithkund të të shpërndajë.


të të mashtroj ndoshta kështu
dhe të të puth të ik pa kthim
dhe nuk do dine as ne askush
harim ish ky a s'ish harim.

PA TY

Ti ike udhes se pafundme
Ku zverdhin druret gjetherenes
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medalion i henes.
Lejleket iken.
Fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi
Dhe ngjajne toka, pylli, reja,
Me negativin e nje filmi.
Tani ne fusha shkoj menduar
Ku nis te fryje ere e ftohte,
Ku ca mullare te gjysmuar
Duken qe larg si Don Kishote.
C'te bej, po them me vehten time,
Ne kete ore te vone te muzgut,
Ku qerrja baltave ben shkrime.
Te lashta sa te Gjon Buzukut?
Do te shkoj te ulem permbi pellgjet,
Te pi ne gjunje duke rene,
Ne gryke e di qe do te me ngelet
I ftohte medalioni i henes.

ismail kadare