Kulture24 Janar 2024, 15:54

Lajm i keq për artin shkodran, këngëtari Eduard Jubani në gjendje të rëndë në spital; kolegët apel për ndihmë

Shkruar nga Pamfleti

Lajm i keq për artin shkodran, këngëtari Eduard Jubani në

Këngëtari i mirënjohur shkodran Eduard Jubani po kalon një moment të vështirë shëndetësor. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal të Shkodrës, në repartin e reanimacionit. Lajmin e kanë dhënë përmes rrjeteve sociale një nga miqtë e tij, Isuf Çoku.

Ai shprehet se pavarësisht gjendjes jo të mirë shëndetësore, Jubani vijon të jetë në humor. Çoku shprehet se Jubani ka probleme kardiake.

Miq dhe shokë sot është një ditë jo mirë për artin tonë, këngëtari i mirënjohur Eduard Jubani ndodhet në reanimacion në Spitalin Rajonal të Shkodrës, për problemet kardiake.

Duke i ba vizitë sot në spital ja urova të kaluara dhe shëndet të plotë dhe sa ma shpejt ta shohim në skenat tona. Duke qenë dhe me tubacion oksigjenit në gojë dhe aty arriti të më qes një bejte të cilën po e riprodhoj:

Falemnders dhe faqebardh…!

Siç po m’shihni në kët dhomë…!

Agron dhe Isuf mir se ardh’t…!

Me m’pa mu n’reanimacion…!

Ky pra asht i Madhi Eduard Jubani një këngëtar dhe bejtaxhi i madh. Ju uroj shërim të shpejt”, shkruan Isuf Çoku.

Ndërsa artisi Frederik Ndoci ka kërkuar ndihmë për të.  Ai ka thënë në një emision se Eduardi po lufton me jetën dhe duhet sensibilizm për ta ndihmuar.

Kam 2-3 ditë i shqetësuar për Eduart Jubanin, mbrëmë nuk kam fjetur fare.. Nuk është thjesht një artist. Eduart Jubani ka nevojë. Ai lëngon, mjekësia lë për të dëshiruar aty ku do, kur nuk do e kalon lehtë lumin. Artist ka shumë Shqipëria dhe ndoshta ka plot që mund të kenë nevojë për ndihmë. Edhe ne jemi para disa kushteve të këqija. Na iku Kujtimi, Mejdani, shumë artistë për një kujdes shumë të vogël.

Jubani i ka veshkat e bllokuara, po ashtu mëlçinë, zemrën. Pra ne kemi një kauzë të madhe të mbledhur bashkë. Kështu është kjo botë, po nuk pate para…Nuk e kuptoj pse sot artisi vuan. Shteti duhet t’i shkojë nga pas artistit”, u shpreh Ndoci.