Kulture 3 Janar 2024, 11:57

Merr ftesë për 100-vjetorin e lindjes së Kadri Roshit, Agron Llakaj i indinjuar: Gjeniut, ceremoninë duhet t’ia organizonte shteti

Shkruar nga Pamfleti

Merr ftesë për 100-vjetorin e lindjes së Kadri Roshit, Agron

Agron Llakaj ka shprehur revoltën ndaj një situate, që sipas tij është e padrejtë.

Bëhet fjalë për një ftesë që aktori ka marrë për 100 vjetorin e lindjes së të madhit Kadri Roshi, një ftesë e ardhur jo nga institucionet që duhet ta nderonin këtë figurë të madhe, por personalisht nga djali i tij.

“Sot mora një ftesë nga Kliti (i biri i të madhit Kadri Roshi)…,e lexova ftesën dhe u revoltova, 100 vjetorin e këtij Gjeniu të kinemasë dhe teatrit shqiptar e organizon vet i biri…,po shteti, ku është shteti?!..po bashkia e Tiranës?!

Mirënjohja dhe nderimi për këtë emër të madh, në këtë 100 vjetor duhet të kthehet në një ngjarje të madhe për të gjithë shqiptarët.

Teatri Eksperimental me gjithë respektin, është i vogël për Artin e Tij të pakrahasueshëm. Le të tregojmë se jemi popull dhe komb i qytetëruar…,nuk duhet të harrojmë kurrë nderimin dhe respektin për Ata që me Artin e tyre mbetën të pavdekshëm dhe pjesë e memorjes tonë kombëtare.

Le ta lexojnë edhe ata që promovojnë 10 cm tru si investimin më të rëndësishëm të shoqërisë…, të marrin masa për organizimin madhështor të këtij 100 vjetori.

Le të tregojmë se s’jemi popull facebook, instagrami dhe tik-tok.

Uroj të jetë dhe të realizohet si e tillë dhe siç e meriton Ai.

KADRI ROSHI , Nder i Kombit…,Legjendë!“, ka shkruar Llakaj në një postim në instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Agron Llakaj (@agronllakajofficial)

agron llakaj indinjate kadri roshi