Kulture24 Dhjetor 2023, 18:53

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur grek Vassilis Karras, autor i hiteve “Den pao Pouthena” dhe “Gia ta lefta ta Kaneis ola”

Shkruar nga Pamfleti

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur grek Vassilis Karras, autor i

Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare këngëtari i njohur grek Vassilis Karras.

Mediat helene shkruajnë se këngëtari po përballej kohët e fundit me probleme të rënda shëndetësore. Ai është një emër i dashur dhe për shqiptarët. Këngët e tij të famshme “Den pao Pouthena” dhe “Gia ta lefta ta Kaneis ola”, kërcehen dhe dëgjohet ende sot.

Vasilis Karras ka lindur në Kokkinochori të Kavallës, ndërsa në moshën 10-vjeçare shkoi me familjen në Selanik.

Që prej asaj kohe ai nuk ka rreshtur së kënduari, duke përformuar në shumë lokale.

Vassilis Karras kishte bashkëpunuar me kompozitorë dhe tekstshkrues, si Dimitris Rakitzis, Phoivos, Giorgos Theofanous, Alekos Chrysovergis dhe Spyros Giatras, Evi Droutsa, Panos Falaras, Christos Dantes, Kyriakos Papadopoulos dhe Ilias Nikolis Filippou, Michalis Hatzigiopoulos dhe shumë të tjerë.

Ai ka bërë duete me shumë këngëtarë si Marianthi Kefala, Pyx Lax, Konstantina, Angela Dimitriou, Tolis Voskopoulos, Nikos Zoidakis, Kaiti Garbi, Despina Vandi, Elli Kokkinu, Irini Merkouri, Paola, Pantelis Pantelidis si dhe me George Kakosao. Po ashtu ka bashkëpunuar dhe me këngëtarë shqiptarë.