Kulture14 Dhjetor 2023, 11:44

Ndahet nga jeta pedagogu dhe poeti i njohur në moshën 81-vjeçare

Shkruar nga Pamfleti
Ndahet nga jeta pedagogu dhe poeti i njohur në moshën
Musa Vyshka

Ndahet nga jeta shkrimtari, poeti dhe pedagogu i mirënjohur Musa Vyshka, në moshën 81-vjeçare.

Lajmin e bënë të ditur familjarët e tij. Vyshka lindi në Elbasan, më 28 qershor të vitit 1942. Jeta e tij profesionale dhe artistike ishte shumë e gjerë.

Shkrimtari u diplomua në degën “Gjuhë-Letërsi” në Tiranë, në vitet 1960-1964.  Që nga krijimi i Institutit Pedagogjik të Elbasanit Vyshka ishte pedagog i Letërsisë. Ai gjithashtu ka ushtruar profesionin e gazetarit. Në vitet 1981-1991 ishte Kryetar i Degës së Shkrimtarëve të Elbasanit dhe libretist në Teatrin “Skampa”.

Më pas më 1992-ën u kthye në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, shef katedre i Letërsisë deri më 2002-shin, aty kur doli në pension. Për më tepër, ai ishte gjithashtu themelues i gazetës “Fjala e lirë”, anëtari Këshilli Bashkiak i Elbasanit më 1992-1996.

Musa Vyshka më 2022-ën është nderuar me titullin “Nderi i qarkut të Elbasanit”.

musa vyshka pedagogu i njohur