Kulture29 Janar 2024, 16:00

Ndahet nga jeta ylli i kinematografisë italiane, muza e Fellini-t

Shkruar nga Pamfleti

Ndahet nga jeta ylli i kinematografisë italiane, muza e Fellini-t

Aktorja ikonë e kinemasë italiane, Sandra Milo, është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare.

Milo ishte një ndër figurat më të njohura të kinematografisë dhe njihej si muza e regjisorit Federico Fellini.

Ajo ka luajtur me disa nga figurat më të mëdha të industrisë së filmit italian, duke përfshirë Alberto Sordi dhe Marcello Mastroianni, me të cilët u shfaq në filmin fitues të Oskarit “8½”.

Ndahet nga jeta ylli i kinematografisë italiane, muza e Fellini-t

Lajmi për ndarjen e saj nga jeta u njoftua nga familja e aktores ndërsa reagimet kanë qenë të shumta për t’i thënë asaj lamtumirë.

Ndahet nga jeta ylli i kinematografisë italiane, muza e Fellini-t

E lindur si Elena Salvatrice Greco, Milo luajti rolin e Carlës, e dashura e regjisorit të filmit të Mastroianni, Guido. Fellini më vonë e luajti atë së bashku me gruan e tij në filmin e vitit 1965 “Juliet of the Spirits”. Dy dekada më vonë, Milo rrëfeu lidhjen e tyre të fshehtë 17-vjeçare të dashurisë në librin e saj autobiografik indirekt, “Caro Federico”.

Aktorja Milo u bë pjesëmarrëse në televizionin italian si prezantuese talk shoë.

Ajo ka lënë pas Ciro dhe dy fëmijët e tjerë, sipas deklaratës së transmetuar nga RAI.

 

sandra milo kinema federico fellini