Kulture 5 Shkurt 2024, 20:31

Ndarja nga jeta e Lili Cingut, Ansambli i Këngëve dhe Valleve: Emri i saj do të jetojë kudo që kërcehet vallja shqipe

Shkruar nga Pamfleti

Ndarja nga jeta e Lili Cingut, Ansambli i Këngëve dhe Valleve: Emri i

Ndarja nga jeta e “Mbretëreshës së valles shqiptare”, Lili Cingu ka sjellë reagime të trishtuara nga të gjithë artdashësit e më gjerë.

Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore ka reaguar duke vlerësuar figurën e valltares, e cila i ka dhënë jetë mbi 200 valleve.

“Lili Cingu i përket asaj plejade artistësh, që e ngjitën vallen shqipe në skenat më të mëdha të botës, duke treguar një Shqipëri tjetër, me kulturë dhe folklor të pasur.

Sallës së provave të Ansamblit do t'i mungojë hapi i saj i lehtë, dhe fjala e saj e ëmbël.

Por kjo ikje është vetëm fizike, sepse emri i saj do të jetojë bashkë me Ansamblin, e kudo që të kërcehet vallja shqipe, do të jetë edhe kujtimi i Lili Cingut me publikun që aq shumë e deshi dhe e vlerësoi”, thuhet në reagimin e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore.

lili cingu ansambli i këngëve dhe valleve popullore