Kulture24 Dhjetor 2023, 20:50

“Në Itali punova si murator, qaja në tualet…”, Frederik Ndoci rrëfen vështirësitë

Shkruar nga Pamfleti

“Në Itali punova si murator, qaja në tualet…”,

Kantautori Frederik Ndoci ka rrëfyer një nga periudhat më të rënda të jetës së tij.

Ai ka treguar vështirësitë me të cilat i është dashur të përballet në momentin kur iku të jetonte në Itali. Frederik Ndoci tha se ndërkohë që punonte gjithë ditën si murator, në mbrëmje qante në tualet, se përse e la Shqipërinë.

Ishte një mjeshtër që bënte muret me gips. Unë ndihmoja për të përzier gipsin, për të çuar kovat. Për të ndërtuar skelat. Këtë kam bërë 8 muaj. Kur shkoja në dark që hiqja ato copat e gipsit që më binin në duar. Qaja në banjo, çfarë  i kam bërë vetes që ika nga Shqipëria për të ngritur thasët nga 50 kilogram.

Ky ishe realiteti, vuajta. Kur mungoi një natë orkestra shyqyr, u thashë po këndoj unë. Më tha prifti do këndosh shqip? Jo i thash, i di këto këngët që kanë kënduar këta, di anglisht, frëngjisht, të gjitha i di. Po hajde më tha, Kështu muratori u bë këngëtar”, tha Frederik Ndoci për “Profil”, në Euronews Albania.

Ai u shpreh se do të donte të kishte lindur dje për t’i gëzuar jetës mundësitë dhe liritë e munguara gjatë komunizmit.

I pyetur nëse ka një peng, Frederik Ndoci u përgjigj: “Peng po, të kisha lindur dje. Do të isha njeri tjetër me një mundësi tjetër, me këto liri, dituri që kam dhe pjekurinë mendore por edhe me leximet që kam bërë. Por kam frikë që po të kisha lindur dje do të isha më keq se rinia e sotme, jo të gjithë, sepse nuk lexojnë, nuk merren me veten e tyre, me atë çfarë ju ka falur Zoti, lirinë. Nuk e kuptojnë, duan të krijojnë liri aty ku nuk është liri”.