Kulture 5 Dhjetor 2023, 19:18

“Nuk munda ta besoj”, Tinka Kurti përlotet për ndarjen nga jeta të Kabashit: Një Mirush nuk vjen më!

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk munda ta besoj”, Tinka Kurti përlotet për ndarjen nga

Ndarja nga jeta e ‘Nderit të Kombit’, Mirush Kabashi, ka prekur të gjithë artistët shqiptarë të cilët kanë reaguar për vdekjen e ‘Sokratit’.

Artistja e nderuar Tinka Kurti u përlot teksa ndau momentin kur ajo mësoi se artisti i nderuar u nda nga jeta. Ajo tha se nuk mund ta besonte dhe se nuk përsëritet më një aktor si Mirushi. Aktorja kujtoi e një moment kur Mirush Kabash i kishte ofruar që të jetonte pranë tij, kur ajo kishte humbur djalin e saj.

“As që e besova disa herë pyeta veten time se çfarë është kjo fjalë kot. Unë nuk dua ta besoj. Mirush Kabashin e njoh me vite me ndershmërinë e tij, me dashurinë dhe respektin që kishte qoftë për vete dhe për familjen e tij. Disa herë më thoshte mos rri vetëm, hajde tek shtëpia ime. Se dhe unë kam pasur fatkeqësi më ka vdekur djali i vetëm”, u shpreh e përlotur artistja në Report TV.

Për aktoren, lidhja e afërt me Mirush Kabashin nuk ishte vetëm në skenë por edhe në jetë!

“Ishte një njeri me vullnet të jashtëzakonshëm. E kam njohur kur është bërë një film, skenarin ma kishin sjellë në shtëpi dhe zgjodha rolin e plakës. 100 e ca vjeçe dhe me thënë të drejtën më rrinte për karshi Mirushi. Kemi qenë bashkë jo vetëm në jetë, por pasdite në darkë në mbrëmje. Ai kishte qenë talenti më i madh që ne kemi pasur në grup. E kemi dashur shumë, shkonte deri në Lushnjë, me na marrë bukën më të mirë se ne ishim në periferi. Nuk përsëritet Mirushi, e ka dashur gjithëkush i bënte vetë rolet e veta. Një Mirush nuk i vjen më Teatrit. Mirush Kabashi nuk vjen më! Unë kam qenë shumë mike e ngushtë e tij. Me ka thënë që të gjej shtëpi afër. Unë jam 91 vjeçe! Kur kemi xhiruar! E kishim mik të mirë në jetë dhe në familje”, tha Kurti.

tinka kurti mirush kabashi