Kulture 6 Shkurt 2024, 13:05

Përcillet për në banesën e fundit “Mbretëresha e Valles”, mbahen homazhet për Lili Cingun

Shkruar nga Pamfleti

Përcillet për në banesën e fundit “Mbretëresha e

Janë zhvilluar sot homazhet në nder të Lili Cingut, valltares së shquar të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore.

Nipi i valltares ka thënë se nuk e konsideronte familjare, por si miken më të mirë të jetës.

Kolegët e Lilit e konsiderojnë veten me fat që kanë bashkëpunuar me të. Ata e kanë treguar atë jo vetëm profesioniste, por edhe si njeri shembullor dhe i dashur për të tjerët edhe pas kuintave.

“Mbretëresha” e valles popullore vuante nga një sëmundje e rëndë prej kohësh, ndërsa ditët e fundit shëndeti i saj ishte përkeqësuar dhe ndodhej në gjendje të rëndë në spital.

“Lili”, sikurse e thërrisnin të njohurit Liljana Cingun, ishte nga valltaret shqiptare, që krijoi një personalitet të sajin tipik jo vetëm në skenë, por edhe jashtë saj.

Lili Cingu i mbylli sytë në Shqipëri, në vendin ku ajo ka falur dhe ka lënë gjithë mjeshtërinë e saj.

Ajo e ndante jetën mes Shqipërisë dhe Kanadasë.

lili cingu homazhe