Kulture23 Janar 2024, 15:15

Seriali “Griselda”, familjarët e kumbarës së drogës padisin Netflix dhe Sofia Vergaran

Shkruar nga Pamfleti

Seriali “Griselda”, familjarët e kumbarës së

Familjarët e krimineles famëkeqe Griselda Blanco kanë paditur Sofia Vergara dhe Netflix, për serialin “Griselda”, i cili do të rrëfejë historinë e “kumbarës së kokainës”, që dominoi tregun e substancës narkotike në Miami, Florida.

Familjarët dhe djali i Griselda, Michael Corleone, përmes padisë së ngritur, kërkojnë që të mos lejohet publikimi i serialit në Netflix, për shkak se nuk ka marrë autorizimin dhe pëlqimin e familjes për historinë dhe përdorimin e fotove, videove, apo materialeve që do të paraqiten në serial.

Sipas padisë, djali i Griselda, thotë se që prej vitit 2009, ka dhënë intervista tek individë që janë të interesuar që të shkruajnë libra ose të realizojnë filma me historinë e jetës së nënës së tij.

Ai shton se Netflix shprehu interes për projektin, por pa dashur të përdorte detaje nga intervistat e tij, duke pretenduar kështu se seriali do të bazohet në thashethemet dhe në zërat që kanë qarkulluar prej vitesh rreth jetës së Griselda-s.

Michael thotë se Netflix përvetësoi historinë e familjes dhe e përfshiu atë në serial, duke shkelur të drejtat e familjes Blanco, duke përdorur imazhet dhe persona të ngjashëm pa lejen e familjarëve.

Shfaqja do të planifikohet më 25 janar, ku Vergara vjen në rolin e aktores kryesore dhe producentes.

griselda blanco netflix padi sofia vergara