Kulture 5 Dhjetor 2023, 09:15

U nda nga jeta në moshën 75-vjeçare, aktorja e njohur kujton takimin e fundit me Mirush Kabashin: Erdhi në ditëlindjen time

Shkruar nga Pamfleti

U nda nga jeta në moshën 75-vjeçare, aktorja e njohur kujton

Aktorja e njohur Aishe Stari ka kujtuar takimin e saj të fundit me Mirush Kabashin, i cili u nda sot nga jeta në moshën 75-vjeçare.

Në një prononcim për mediat, aktorja tha se për herë të fundit ishin takuar në ditëlindjen e saj, ndërsa takoheshin çdo javë në Durrës.

“Erdhi te ditëlindja ime pastaj takohesha shpesh sepse 1 herë në javë vinte në Durrës. Edhe na dukej sikur e kishin ende në Durrës, sikur nuk ishte larguar kurrë.

Bashkëpunimi i fundit mëgjithatë me Mirushin kemi qenë shokë dhe na lidhnin interesa të përbashkëta, kemi qenë shumë të afërt jo si në të njëjtin teatër, po si në të njëjtën shtëpi”, tha ajo e prekur.

 

mirush kabashi