Kulture30 Dhjetor 2023, 09:21

Vallja Devolliçe e burrave shpallet “Kryevlerë Kombëtare”, hapet rruga për të qenë pasuri e UNESCO-s

Shkruar nga Pamfleti

Vallja Devolliçe e burrave shpallet “Kryevlerë

Vallja Devolliçe, një valle burrash e zonës së Devollit, e konsideruar një nga thesarët folklorike më të mëdha të vendit është shpallur “Kryevlera kombëtare e trashëgimisë kulturore jomateriale” nga Ministria e Kulturës.

Pas një pune disavjeçare për të plotësuar dosjen e kësaj valleje, statusi i ri i hap rrugën përpjekjeve për ta bërë atë pjesë të listës së UNESCOS.

Për vite me radhë kjo valle është luajtur në çdo gëzim familjar, eveniment dhe moment të rëndësishëm, ndërsa në vitin 1957 në Festivalin Ndërkombëtar të folklorit në Moskë, midis 135 vendeve, grupi i Valles Devolliçe fitoi Çmimin II.

Agron Kordalli, djali i një prej valltarëve që interpretuan në Rusi, vazhdon të ruajë këtë traditë dhe e përcjell edhe tek brezat e rinj ndërsa shpjegon se kjo valle që është simbolikë e mirënjohjes së njeriut për token, ndryshon nga të tjerat.

Megjithëse konsiderohet një ndër vallet më të vështira dhe komplekse në interpretim, vallja devolliçe luhet në të gjithë zonën e Devollit nga çdo moshë dhe mbetet një ndër perlat e krijimtarisë popullore shqiptare.

vallja devollice kryevlere kombetare