Kulture 3 Janar 2024, 22:32

Vendimi/ Nga Muharrem Hoxha e Eva Alikaj, te Frederik Ndoci, qeveria u jep pension të posaçëm 15 personaliteteve

Shkruar nga Pamfleti

Vendimi/ Nga Muharrem Hoxha e Eva Alikaj, te Frederik Ndoci, qeveria u jep

Qeveria ka miratuar dhënie shtesë të pensionit të posaçëm për 15 personalitete në fusha të ndryshme të shoqërisë shqiptare.

Në vendimin e marrë nga qeveria, i cili hyn në fuqi menjëherë, liston një sërë emrash mjaft të njohur në fushën e artit skenik si Muharrem Hoxha, Eva Alikaj, Ardian Cerga por edhe në atë të muzikës e sportit si Federik Ndoci, Suzana Frashëri, Roland Xhoxhi, Leonard Tase etj., në pikturë me Nazmi Hoxhës, pasuar te studiues me Aurel Plasarin etj të cilët përfitojnë nga ky vendim.

Lista me 15 personalitetet

1.       Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror znj. Eva Alikaj- aktore

2.       Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Muharrem Hoxha- aktor

3.       Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Federik Ndoci- këngëtar

4.       Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Roland Xhoxhi- violinist

5.       Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Leonard Tase- volejbollist dhe trajner

6.       Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror znj. Suzana Frashëri- soprano

7.       Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Aurel Plasari- studiues

8.       Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror znj. Mimoza Ibrahimi- volejbollistja

9.       Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Nazmi Hoxha- piktor

10.   Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror znj. Zhuljana Jorganxhi- poete dhe autore këngësh

11.   Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Xhelal Kalaja- trajner basketbolli

12.   Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror Pavllo Mihali- atlet

13.   Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror znj. Diana Mata- qitëse

14.   Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Ardian Cerga- aktor

15.   Për dhënie pensioni të posaçëm shtetëror znj. Lulëzime Duka- volejbolliste