Kulture 3 Janar 2024, 22:26

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta piktorja e njohur korçare

Shkruar nga Pamfleti

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta piktorja e

Shuhet në moshën 80 vjeçare piktorja e njohur korçare Krisanthi Koçibelli Turtulli.

Mësohet se piktorja vuante nga një sëmundje e rëndë ndërsa lajmin e hidhur e kanë ndarë familjarët e saj.

Rreth 3 muaj më parë Krisanthi Kocibelli Turtulli erdhi shumë afër publikut artëdashës korçar me një ekspozitë të veçantë, si një kujtim nga familjarët me punimet e realizuara ndër vite nga 80 vjeçarja.

Krisanthi Koçibelli, diçka më shumë se 60 vite më parë ka mbaruar studimet në liceun artistik në Tiranë duke qenë nga piktoret e para të vendit tonë