Kulture29 Dhjetor 2023, 20:39

Zi në familjen e Reshat Arbanës, ndahet nga jeta bashkëshortja e artistit të madh

Shkruar nga Pamfleti

Zi në familjen e Reshat Arbanës, ndahet nga jeta bashkëshortja e

Një lajm i trishtë vjen nga familja e artistit të madh Reshat Arbana. Mësohet se bashkëshortja e tij është ndarë nga jeta.

Afërdita Arban ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare. Shkak për këtë ikje të saj është bërë një sëmundje e gjatë dhe e rëndë nga e cila ajo vuante prej vitesh.

Lajmin e trishtë e bëri së pari me dije ish-prokurori Shkëqlim Hajdari, mik  prej më shumë se 3 dekadash i familjes. Siç shpjegon, shkas për largimin fizik të Dritës në moshën 79-vjeçare është bërë një sëmundje e rëndë nga e cila ajo vuante prej vitesh.

"Është ndarë nga kjo shtëpi "Lisi", dera, tavolina, pasqyra, dritarja, çatia, kasaforta, mirësia e Reshat Arbanës që është bashkëshortja e  tij Drita dhe zemra e familjes dhe e te gjithë neve, miqëve të kësaj shtepie. Teta Drita është ndarë sot nga kjo botë pas një sëmundje të rëndë. Deri sa ish pa rënduar gjendja e saj shëndetësore, jemi takuar, kemi ndejtur, folur e qeshur pa i rënë në sy. Por, në ditët e fundit, nuk gjenim forcën ta takonim as unë, as Mira e as fëmijët e mij, sepse e kemi dashur shumë fort Dritën”, shkruan Hajdari ndër të tjera në mediet sociale.