Reforma Zgjedhore është preteksti i fundit për të ndarë palët politike në Tiranë. Secili akuzon palën tjetër për mungesë vullneti për të çuar këtë reformë përpara, por ajo çfarë po bëhet e qartë tanimë është se si PD e si PS nuk e duan reformimin e thellë të sistemit.
Megjithatë, ka dhe nga ato që situatën e analizojnë nga një këndvështrim tjetër duke theksuar se edhe ndryshimi i sistemit nuk do ta ndihmonte Shqipërinë pa ndryshimin e kastës aktuale politike.
Ish kryetari i KQZ Kristaq Kume deklaroi se ndryshimi i sistemit është një proces afatgjatë. Ai deklaroi se edhe nëse ndërrohet sistemi tani ai duhet të aplikohet në zgjedhjet e radhës për të implementuar siç duhet ndryshimet.
“Nuk mund të ndryshohet sistemi një vit përpara vitit zgjedhor. Edhe nëse ndërrohet sistemi tashmë ai nuk duhet të aplikohet në zgjedhjet e radhës por në zgjedhje të tjera. Kuvendi i Shqipërisë duhet të marrë vendim dhe të ndryshojë këtë sistem”, tha Kume. /Pamfleti